Sport

Nuk di të shënojë vetëm në Hungari, Uzuni realizon perlën e rradhës ndaj Celtic

4 Nëntor 2021, 22:43 Nga DOSJA
Nuk di të shënojë vetëm në Hungari, Uzuni realizon

HUNGARI– Jo vetëm në Hungari, Myrto Uzuni di të shënojë edhe në Europë. Në takimin mes Ferencvaros-Celtic zhvilluar në Budapest për Europa League në Grupin G, sulmuesi shqiptar shënoi një super gol, pavarësisht se skuadra e tij u mund 2-3.

Në minutën e 86-të me një goditje perfekte nga një pozicion i prirët Uzuni realizoi një gol fantastik, i dyti për të në këtë sezon të Europa League dhe i 4-ti në 3 ndeshjet e fundit me skuadrën nga Budapesti në 3 kompeticione të ndryshme, teksa pas golave në Kupë e kampionat gjeti rrjetën edhe në Europë.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ferencvaros uzuni ferencvaros uzuni

Sondazh

Poll