Sport

Conte e nis me fitore ‘aventurën’ te Spurs, 3 kartona të kuq në fund të ndeshjes…

5 Nëntor 2021, 05:45 Nga DOSJA
Conte e nis me fitore ‘aventurën’ te Spurs, 3 kartona të

ANGLI – Totteham kanë mposhtur Vitessen me rezultat 3-2, në ndeshjen e ditës së katërt të fazës së grupeve në Conference League. Në takimin e zhvilluara në ‘Tottenham Hotspur Stadium’, ekipi i drejtuar nga Conte e nisi furishëm ndeshjen, duke kaluar në avantazh me golin e realizuar nga Heung-Min Son (14’).

Epërsinë e vendasve e dyfishoi mesfushori brazilian, Lucas (22’), kurse Jacob Rasmussen (28’) i Vitesses, i çoi shifrat në 3-0, pas autogolit të shkaktuar në portën e tij.

Holandezët u rikthyen në lojë, fillimisht me golin e shënuar nga Jacob Rasmussen (32’) dhe me pas, duke ngushtuar shifrat në 3-2, pas golit të shënuar nga Matus Bero (39’).

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të londinezëve, kurse në 45 minutat e dytë nuk pati më gola, por u dhanë tri kartonë të kuq, një për vendasit (Romero) dhe dy për holandezët (Doekhi dhe Schubert).

Pas kësaj fitoreje, Tottenham renditet i dyti në grupin “G” me 7 pikë, kurse Vitesse mbetet e treta me 6. Ndeshjen e radhës Spurs do ta luajë në transfertë, te sllovenët e Muras, kurse Vitesse do të presë Rennes që kryeson grupin me 10 pikë.

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ‘tottenham hotspur stadium’ conference league conte e nisi furishëm ndeshjen epërsinë e vendasve holandezët u rikthyen mesfushori brazilian totteham kanë mposhtur vitessen ‘tottenham hotspur stadium’ conference league conte e nisi furishëm ndeshjen epërsinë e vendasve holandezët u rikthyen mesfushori brazilian totteham kanë mposhtur vitessen

Sondazh

Poll