Sport

Kontratë e re para derbit, Barella firmos nesër. Komplikohet situata për Brozovic

4 Nëntor 2021, 21:34 Nga DOSJA
Kontratë e re para derbit, Barella firmos nesër. Komplikohet situata

ITALI-Nicolo Barella dhe Interi e kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe nesër pritet që të nënshkruhet kontrata e re.Drejtori sportiv i kampionëve të Italisë, Piero Ausilio, e pranoi një ditë më parë që mund të mbyllet gjithçka para derbit kundër Milanit.Gazetari Nicolo Schira shkruan se Barella nesër do të firmosë. Me kontratën e re, që do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Mesfushori do të përfitojë 4.5 milion euro për këtë sezon, nga 2.4 milion që e ka për momentin. Nga sezoni i ardhshëm paga e Barella bëhet 5 milion euro plus bonuse të ndryshme. Për situatën e Brozovic duhet një “mrekulli” nga klubi: do të përpiqen deri në fund, por është e komplikuar. Brozovic përfiton aktualisht 4.2 milion euro tek Interi por kërkesa e tij që kap shifrën 6 milion duket e vështirë të realizohet nga drejtuesit ziklatër.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barella brozovic inter barella brozovic inter

Sondazh

Poll