Politike

Dhunimi i vajzës përplas Boçin me Kushin, ministrja: Turp, i përdorni politikisht

4 Nëntor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Dhunimi i vajzës përplas Boçin me Kushin, ministrja: Turp, i

TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike është përplasur me ministren e Arsimit Evis Kushi. I pranishëm në Kuvendin e Shqipërisë, Boçi komentoi abuzimin dhe dhunimin barbar të 6-vjeçres në Kamëz. Boçi u kërkoi llogari tre ministreve duke shtuar se nuk kishte reaguar asnjë prej tyre për këtë rast të rëndë. Pas tij e mori fjalën ministrja Evis Kushi e cila tha se është tirp të përdorësh për politikë një dhunim të një vajze të mitur.

Pjesë nga debati mes tyre:

Luçiano Boçi: Po për dhunimin e vajzës në Kamëz, kur doli ministrja? E kanë vëmendjen tek ‘puzzle’ i të ardhurave, kush do marrë më shumë që të teprojë mëshumë, të bëjë tendera sekretë, çmenduri, çmenduri, çdo gjë bëhet me tender sekret. Familjet shqiptare janë lënë të vetme. Ndodhi drama e 6-vjeçares, ku është kryeministri, pse nuk flet? Në çdo vend do kishte thënë fjalën e tij? Na tregon satelitët me gishtin e tij. Vajza shkonte çdo ditë me shenja në shkollë. Policia del me njoftim, kapet autori, po pse me këtë zgjidhet? A ofrohet mbështetje këtu nga Arsimi, Shëndetësia? Dënimi i babait e zgjidh këtë?

Evis Kushi: Meqë duhej kthyer përgjigje. Turpi më i madh që mund të ndodhë në shoqëri është kur dhuna përdoret politikisht. Turp është kur ngjarjet e rënda përdoren politikisht, ju i mësoni dhe vini t’i thoni këtu për t’i përdorur politikisht. Fatkeqësinë e saj po e përdorni politikisht. Vajza është e mitur, e mitur. Nuk reagohet me fjalë, reagohet me vepra, me insittucione. Boll tani se është turp. Ju ikni në shtëpi dhe i harroni fare.

LAJM KRYESOR: KUVEND/ Manastirliu: Green pass për lokalet! Ahmetaj: Votoni ‘Bashkëqeverisjen’

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike evis kushi luciano boci seance plenare 4 nentor 2021 evis kushi luciano boci seance plenare 4 nentor 2021

Sondazh

Poll