Politike

Rama: Me Kosovën kemi marrëdhënie speciale, por s’kam degë të PS atje

4 Nëntor 2021, 12:44 Nga DOSJA
Rama: Me Kosovën kemi marrëdhënie speciale, por s’kam

BEOGRAD– Kryeministri Edi Rama ka ironizuar homologun e tij në Kosovë, Albin Kurti. Në bashkëbisedimin që po zhvillonte me gazetarët shqiptarë në Beograd, Rama u pyet nëse gjatë takimit të do të zhvillojë me qeverinë e Kosovës në Durrës, në fund të muajit nëntor, do ta bindë Kurtin që të bëhet pjesë e nismës ‘Open Balkan’.

Kreu i qeverisë me ironi tha se nuk ka degë të Partisë Socialiste në Kosovë e për rrjedhojë nuk ndërhyn dot e nuk imponon dot asgjë. 

“Me Kosovën kemi një marrëdhënie speciale dhe nuk varet as nga Open dhe nga close Balkan, bëjmë çmos që do ta kemi sa më cilësore për të gjitha çështjet që lidhen me aspektin ndërkombëtar, etj etj. Kurse Open Balkan është një ndërveprim në një hapësirë shumë më të madhe, është mbi përfitimin e familjeve, janë gjëra që i kam diskutuar dhe i diskutoj, por nuk bëj asnjë përpjekje për të imponuar asgjë. Nuk është e drejta imë që të hyj në atë proces, ju e dini që s’kam as degë të Partisë Socialiste në Kosovë,”- tha Rama.

LAJM KRYESOR: Rama: Procesi i Berlinit në duart tona, Kurtin s’e bind. Flamujt? S’ka pyll pa derra

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll