Politike

Rama: Falja e Serbisë ndaj Kosovës është kapaku i dialogut, por vjen në fund

4 Nëntor 2021, 12:29 Nga DOSJA
Rama: Falja e Serbisë ndaj Kosovës është kapaku i dialogut,

BEOGRAD– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Serbia duhet t’i kërkojë falje Kosovës, por kjo gjë duhet të vijë e fundit, pas dialogeve. I pranishëm në Beogran në një bashkëbisedim me gazetarët shqiptarë, Rama komentoi edhe rastin e boksierëve nga Kosova të cilët nuk u lejuan të futeshin në Serbi.

Kreu i Qeverisë tha se kjo gjë është pjellë e një konflikti që ka ardhur si pasojë e mosnjohjes mes vendeve. Ai tha se falja e Serbisë vjen në fund, pas disa hapave të tjerë. 

“Procesi i Berlinit që është 100% vizioni i Ballkanit të Hapur, kornizë të njëjtë. Përmes zgjerimit të hapësirës, të shoqërive të këtyre vendeve. Për të fuqizuar dhe një process paqeje për ta bërë të pathyeshme. Rasti që sollët është i papëlqyeshëm dhe është pjellë e një konflikti që ka ardhur si pasojë e mosnjohjes mes vendeve. Unë jam dakort që Serbia të kërkojë falje, t’i kërkojë falje Kosovës. Ky është kapaku që i fduhet vënë dialogut. Dhe komunikimi që krijon procesi mund ta sjellë. Por falja vjen në fund pasi ka pasur edhe hapa të tjerë,”- tha Rama ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Rama: Procesi i Berlinit në duart tona, Kurtin s’e bind. Flamujt? S’ka pyll pa derra

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike

Sondazh

Poll