Politike

“Po bëni sallatë ruse me vaksinat”, Shehu interperlancë me Manastirliun

4 Nëntor 2021, 09:19 Nga DOSJA
“Po bëni sallatë ruse me vaksinat”, Shehu

TIRANË– Në seancën e sotëm plenare në Kuvend, deputeti Tritan Shehu pati shumë kritika ndaj qeverisë Rama, ndërsa u shpreh se nuk janë treguar transparentë në procesin e vaksinimit.

‘Strategjia e vaksinimi është nja nga pjesët më të rëndësishme të përballjes me Covid, për minimizimin e humbjes së jetëve apo pasojave sociale. Si edhe për minimizim e dëmit ekonomik, kjo po del dhe më shumë në plan të parë. Fatkeqësisht vendi ynë në gjithë këtë periudhë nuk pati strategji reale apo transparente. Nuk ka objektive të përcaktuara, por vetëm improvizime, mungesë profesionalizmi. Në fillim u tentua të mohohej strategjia e vaksinave. Kur ju thoni të përgatiteshit për moshën e tretë apo uljen e moshës së vaksinimit, bënit sikur nuk dëgjonit. Që nga kryeministri, Komiteti betoheshit se në Shqipëri do të përdoreshin vetëm vaksina të sigurta, ndërsa sot po e mbushni vendin me vaksina kineze të pa certifikuara dhe të pasigurta. Ju bëni demagogji. Shqiptarët meritojnë të vaksinohen me ata që bën edhe BE, jo vaksina të pacertifikuara. Ne përdorim vaksinën kineze të pacertifikuar që nuk përdoret nga BE. Ne jemi të amulli të plotë duke bërë një sallatë ruse me vaksinat. Në këto kushte po humbim jetë njerëzish dhe rrezikojmë të përkeqësohemi.’- tha Shehu.

LAJMI KRYESOR: KUVEND/ Manastirliu: Green pass për lokalet! Ahmetaj: Votoni ‘Bashkëqeverisjen’

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike seance plenare 4 nentor 2021 tritan shehu seance plenare 4 nentor 2021 tritan shehu

Sondazh

Poll