Politike

DEBATI me Ahmetajn, Tabaku: Bën batuta 2 lekëshe, do përfundosh në SPAK

4 Nëntor 2021, 12:22 Nga DOSJA
DEBATI me Ahmetajn, Tabaku: Bën batuta 2 lekëshe, do përfundosh

TIRANË– Gjatë Kuvendit të Shqipërisë, ditën e sotme deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe zv.kryeministri Arben Ahmetaj u përfshinë në një debat. Tabaku i bëri të ditur se kushdo, qoftë dhe ai, flet për të ose shpif do të shkojë në SPAK. Ajo shprehu shqetësimin kryesor që ka, duke thënë se zyra e kryeministrit është kthyer në një zyrë kontrolli.

Nga ana tjetër, Ahmetaj u shpreh se pengesa e tyre nuk është opozita por pengesat që krijohen për të penguar ecjen përpara të vendit.

Tabaku: Ditë e zezë është qëkur erdhët ju këtu. Do të kthehesh dhe ti të shkosh në SPAK si Erion Veliaj. Unë e kuptoj Ahmetaj që është në pozitë të vështirë vjen dhe flet dy tre fjalë dhe ikën, unë të gjithë shpifjet dhe kush ka folur kundër meje e çoj në SPAK. Shqiptarët pas këtyre dy krizave janë më të varfër. Është luks që të flasësh për drejtësinë dhe për pushtetin është përballë varfërisë së shqiptarëve që ikin nga Shqipëria. Kolegët e mi të komisionit të ligjeve do të flasin më qartë, por për mua shqetësimi është kontrolli i pushtetit. Zyra e kryeministrit po kthehet në një kullë kontrolli, duke eleminuar kontaktin që kanë mediat me institucionin e ligjit, duke i mbledhur këto në një kullë kontrolli në zyrën e kryeministrit. Ligji që po diskutojmë mbivendos funksionet e kodit. Të dëgjosh batuta dy lekëshe të Ahmetajt që duhet të ishte para SPAK, kjo është për të qeshur.. duhet të flisnim me fakte me shifra se çfarë po ndodh sot me shtetin shqiptar. Kjo tregon tendencën sesi këto duan të qeverisin. Ditë e zezë kur je ti aty… Po dëgjojmë humor banal me ty.

Shqiptarët nuk janë të shqetësuar as për kuvendin që është kthyer në një noter të qeverisë, por situata e vështirë e tyre, unë do të miratoj çdo marrëveshje vaksinimi apo çdo gjë tjetër që ndihmon në zhdukjen e pandemisë, por ta harrojë ai që foli dhe kushdo qoftë që do të vendosim për bashkëqeverisje. Për mua ka vetëm një kundërshtar dhe këto janë ato që janë sot në qeverisje dhe që kanë varfëruar shqiptarët. E keqja më e madhe e shqiptarëve duhet që të largohet”

Ahmetaj: Nuk jeni ju kundërshtarët tanë, por të gjithë pengesat që nuk e lejojnë Shqipërinë të bëhet si duam ne dhe ju. Sa i përket aftësisë profesionale të ishte Spaho dhe Leskaj do e dëgjoja me vëmendje, por ju nuk jeni bashkëqeveritarët tanë. Ne duam që të bashkëqeverisni me ne, pasi ju nuk bashkëqeverisni dot në platformë tradicionale por ta përdorim ligjin të dy palët për të mirën e qytetarëve”.

LAJMI KRYESOR:KUVEND/ Mungon Rama, Shehu interperlancë me Manastirliun: Green pass për baret

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj jorida tabaku seance plenare 4 nentor 2021 arben ahmetaj jorida tabaku seance plenare 4 nentor 2021

Sondazh

Poll