Politike

Flamujt shqiptarë u dogjën! Rama: Çdo pyll ka derrat e vet, personi është kapur

4 Nëntor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Flamujt shqiptarë u dogjën! Rama: Çdo pyll ka derrat e vet,

BEOGRAD– Kryeministri Edi Rama është shprehur se Presidenti Aleksandër Vuçiç nuk kishte pse të kërkonte falje për flamujt që u dogjën në Beograd në prag të mbajtjes së takimit për Balkanin e Hapur.

I pyetur nga gazetarët shqiptarë në Beograd në lidhje me këtë gjë, Rama pëdori shprehjen ‘nuk ka pyll pa derra’ për të treguar se nuk ishte përgjegjësia e Vuçiç ai veprim. Ai shtoi se personi që dogji flamujt është arrestuar dhe do të përgjigjet para drejtësisë. 

Pjesë nga biseda:

Pyetje: Kryeministër, ajo kërkoi Vuçiç falje për heqjen e flamujve shqiptarë dhe për djegien e tyre?

Për çfarë duhet të kërkohet falje në këtë rast, kur ishte një person ekstremist. Çdo vend ka kokëboshët e vet, çdo pyll ka derrat e vet. Ai është ndaluar nga policia dhe është çuar përpara atij procesi që duhet të shkonte. Siç e patë, flamujt shqiptarë janë të vendosur kudo dhe kjo gjë ishte gjithashtu e pamundur pak vite më parë.

LAJM KRYESOR: Rama: Procesi i Berlinit në duart tona, Kurtin s’e bind. Flamujt? S’ka pyll pa derra

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open balkan ne beograd rama ne bograd edi rama open balkan ne beograd rama ne bograd

Sondazh

Poll