Politike

‘Bashkëqeverisja’, Ahmetaj-opozitës: Mos e refuzoni ligjin, do t’ju lutesha..hajdeni

4 Nëntor 2021, 12:37 Nga DOSJA
‘Bashkëqeverisja’, Ahmetaj-opozitës: Mos e refuzoni

TIRANË– Ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj ftoi opozitën që të mos refuzojë ligjin për bashkëqeverisje. Nga Kuvendi, Ahmetaj u shpreh se ky projektligj do të ndihmojë në uljen e korrupsionit në zyrat qëndrore dhe lokale, si dhe çdo qytetari. Ahmetaj kërkoi nga opozita që të bashkëqeverisin së bashku dhe të jenë bashkë në shërbim të qytetarëve.

‘Mos refuzoni ligjin e bashkëqeverisjes. Do t’i shërbejë çdo qytetari. Do na ndihmojë të ulim korrupsionin në zyrat qendrore dhe lokale. Bëjeni tuajën platformën shfrytëzojeni ligjin për të na kërkuar llogari dhe të na thoni ku dështuam kjo pasi edhe mund të dështojmë ndonjëherë. Nuk do të jetë më burimi PD: Por do të jetë platforma e bashkëqeverisë. Do të vini të na thoni kemi dështuar, sepse edhe mund të dështojmë ndonjëherë, por kjo do të tregojë se ne po bashkëqeverisim. Do të shihni me numra. Të gjitha do të jenë me numra. Ne duam që ju të bashkëqeverisni me ne dhe të jemi për shërbim për qytetarët. Do t’ju lutesha hajdeni të bashkëqeverisim ndërmjet këtij ligji, platforma është e juaja është e mazhorancës dhe mbi të gjitha është e qytetarëve. Jam i bindur se do ta përdorini ligjin, sepse do të bashkëqeverisim në mënyrë inovative.’-tha Ahmetaj.

LAJMI KRYESOR: KUVEND/ Mungon Rama, Shehu interperlancë me Manastirliun: Green pass për baret

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike arben ahmetaj seance plenare 4 nentor 2021 arben ahmetaj seance plenare 4 nentor 2021

Sondazh

Poll