Politike

VD-Rama: Procesi i Berlinit ngeli në rrugë,Open Balkan është për 6, s’na marrin peng

4 Nëntor 2021, 11:21 Nga DOSJA
VD-Rama: Procesi i Berlinit ngeli në rrugë,Open Balkan është

BEOGRAD– Kryeministri Edi Rama tha se e vetmja gjë që e bën të jetë pjesë e nismës Open Balkan janë interesat e Shqipërisë. Gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç dhe zëvendëskryeministrin Nikola Dimitrov, i pyetur nëse kjo nismë rrezikon që të kthehet në interesat personale të vetëm tre vendeve, Rama tha se askush nuk do të rrijë të presë BE-në sikur është një karikaturë, por do të ecin vetë, duke shtuar se interesat e Shqipërisë janë mëse të rëndësishme. Kryeministri Rama tha se i ka dëgjuar të gjitha argumentet e vendeve që nuk duan të jenë pjesë e kësaj nisme dhe se sipas tij janë arsye të mosarsyes.

Pjesë nga biseda: 

Pyetje: A mund të kthehet Open Balkan nga një nismë e Procesit të Berlinit në interes ekonomik të vetëm tre vendeve?

Edi Rama: Pikërisht sepse Procesi i Berlinit është një proces që ka mbetur në rrugë nga një Samit në tjetrin, në tjetrin, në tjetrin çdo vit. Dhe çdo vit e më qartësisht në pamundësi për të zbatuar këtë nismë që nuk është asgjë tjetër veçse një njësi e zbatimit të Berlinit, duke shpejtuar dhe duke monitoruar zbatimin. Ballkani i Hapur nuk është për tre vdene, por për 6. Ndryshe nga Procesi i Berlinit nuk merret dot peng. Përcakton qartë se cilido vend që dëshiron të ecë, mund ta bëjë këtë gjë pa qenë nevoja të presim sikur jemi një karikaturë e BE. I kam dëgjuar arsyet e të gjitha vendeve, më vjen keq por i konsideroj arsye të mosarsyes. Po pse çfarë ju duke juve interesat e Shqipërisë, një gjë e vogël? Po pse për çfarë jam unë këtu për interesat e Gjermanisë apo Kinës? Në Tiranë do prezantojmë çfarë kemi konkluduar si Proces i Berlinit. Pse çfarë jemi ne, budallenj? Që gjithë këtë potencial për turizmin ta lëmë në rrugë e pa e shfrytëzuar? Mos u çudisni, jua them, Në Tiranë do vijnë më përpara produktet dhe sipërmarrjet se sa qeveritë e tyre.

LAJM KRYESOR:‘Open Balkan’! Tre liderët: Pas 18 muajsh lëvizim lirshëm, të na bashkohen të tjerët

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike edi rama open balkan ne beograd edi rama open balkan ne beograd

Sondazh

Poll