Sport

Mihajlovic fton të gjithë Bolonjën për darkë: “Sapo mbusha… 2 vjeç”

4 Nëntor 2021, 14:51 Nga DOSJA
Mihajlovic fton të gjithë Bolonjën për darkë:

ITALI – Mbrëmje feste në shtëpinë e Bolonjës. Sonte ekipi do të mblidhet për darkë, nga lojtarët te stafi, në një restorant në kodrat e qytetit për të festuar… ditëlindjen e dytë të Mihajlovic.

“Sapo mbusha dy vjeç”,- i tha trajneri serb ekipit, i cili dëshiron të festojë përvjetorin e transplantit të palcës kockore, që e lejoi atë të mposhtte leuçeminë, ndërhyrje kirurgjikale e kryer më 29 tetor 2019.

Një rrugë e vështirë, e përbërë nga cikle kimioterapie dhe izolimi brenda spitalit “Sant’Orsola” në Bolonja, i cili fatmirësisht është tani është kaluar: “Kam lindur dy herë, për here të parë në Vukovar dhe së dyti në Bolonja”,– ka shkruar Miha në librin e tij autobiografik “Ndeshja e jetës”.

Dhe për të festuar rilindjen e tij, tekniku, i cili së fundmi është bërë gjysh, do të paguajë darkën për të gjithë ata që punojnë në “Casteldebole”. Gëzuar ditëlindjen Sinisa…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “sant'orsola” në bolonja bashkëshortes së mihajlovicit ditëlindjen e dytë të mihajlovic është bërë gjysh festuar rilindjen e tij koronavirusi ne itali mbrëmje feste mihajlovic nga lojtarët te stafi sinisa mihajloviç trajneri serb ekipit “sant'orsola” në bolonja bashkëshortes së mihajlovicit ditëlindjen e dytë të mihajlovic është bërë gjysh festuar rilindjen e tij koronavirusi ne itali mbrëmje feste mihajlovic nga lojtarët te stafi sinisa mihajloviç trajneri serb ekipit

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2021, 10:45

Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit

SPANJE – Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht ...