Sport

O’Neal: “Nuk do t’i jap para fëmijëve të mi, jam unë i pasur jo ata”

4 Nëntor 2021, 11:41 Nga DOSJA
O’Neal: “Nuk do t’i jap para fëmijëve të mi,

SHBA – “Fëmijët e mi janë disi të nxehur me mua pasi nuk më kuptojnë. Unë i them gjithmonë: “Ne nuk jemi të pasur, unë jam i pasur.” Ish-kampioni i NBA-së, Shaquille O’Neal ka vendosur që të mos i përfshijë fëmijët e tij në testament.

Sipas O’Neal, “fëmijët duhet të mësojnë se si të fitojnë para me punën e tyre me këmbët dhe duart e tyre.” Në  një intervistë që ka dhënë së fundmi për “Earn Your Leisure”, ai shton: “Duhet të diplomohen dhe të mbarojnë universitete, ose po të duan të më kërkojnë që të investoj tek aktivitetet e tyre, pra nuk mund të marrin asnjë para nga unë nëse nuk tregojnë se po bëjnë diçka. Duhet të ma shesin, duhet t’i fitojnë. Këtë gjë e kam sqaruar shumë mirë, nuk do t’i japë atyre asnjë lek thjesht për faktin që janë fëmijët e mi,” – vazhdon O’Neal.

Ish-ylli i basketbollit amerikan ka 4 fëmijë me ish-gruan e tij Shaunie dhe dy të tjerë nga një marrëdhënie e mëparshme.

Në intervistën e tij O’Neal vazhdoi duke treguar se ka fituar më shumë se 286 milionë dollarë gjatë periudhës që ka luajtur, ndërkohë që pasuria e tij neto arrin vlerën e 400 milionë dollarëve, por ai ka shtuar se gjithçka ka arritur në jetë e ka bërë falë sakrificave të tij.

Ai u lind dhe u rrit në një lagje të varfër të New Jersey-t dhe nga aty arriti deri në NBA, falë pasionit dhe dedikimit total që pati ndaj basketbollit: “Fëmijët e mi e dinë që rregulli i vetëm është që ata duhet të studiojnë. Nuk më intereson që të luajnë basketboll,” – ka përfunduar deklaratën e tij O’Neal, i cili në fund theksoi që ëndrra e tij është që njëri prej fëmijëve të bëhet mjek, farmacist, avokat ose ndërtues.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport basketball nba shaquille o'neal basketball nba shaquille o'neal

Sondazh

Poll

Sport 4 Nëntor 2021, 10:45

Hazard kthehet në “hall” te Reali i Madridit

SPANJE – Reali i Madridit ka një problem serioz me Eden Hazardin, i cili nuk po përshtatet në planet e Carlo Ancelottit dhe merr një pagë jashtëzakonisht ...