Sport

Mourinho paralajmëron revolucion në janar: synohet përforcimi i Romës, ndryshe…

3 Nëntor 2021, 14:08 Nga DOSJA
Mourinho paralajmëron revolucion në janar: synohet përforcimi i

ITALI – Roma është një ekip jo i kompletuar. Mourinho u detyrua të luante me të njëjtin grup lojtarësh për katër ndeshje radhazi. Të njëjtë njëmbëdhjetë lojtarët, dolën në fushë nga minuta e parë kundër Juventusit, Napolit, Cagliarit dhe Milanit.

Përforcimet e mbërritura në verë deri tani kanë pasur pak ndikim te verdhekuqtë. Abraham dhe Shomurodov kanë shënuar pesë gola të dy. Sulmi është në telashe, por Mourinho nuk është i gatshëm të ndryshojë. Viña alternoi paraqitjet e mira me ato të tjera të këqija, kundër Milanit që humbi.

Deri tani i vetmi që ka shpëtuar “kritikat” e Mourinhos ka qenë Rui Patricio. Reynolds, që mbërriti janarin e kaluar, ka rezultuar një tjetër dështim. Një lojtar i ri që duhet të fitojë përvojë dhe që mund të largohet si huazim, gjatë transferimeve dimërore, përpara se të bëjë gjykime përfundimtare. Tiago Pinto shpreson të përmirësojë ekipin në janar.

Investimet do të jenë të studiuara, por për t’ia dalë mbanë, duhet të ketë edhe disa shitje. Mourinho pret ndërhyrje të rëndësishme në merkato, ndryshe Roma rrezikon të qëndrojë sërish jashtë Champions League vitin e ardhshëm. Friedkin e di këtë dhe është të gatshëm të ndërhyjnë. Ceballos, Zakaria, Pedersen dhe Nacho janë objektivat kryesore për forcimin e mesfushës dhe mbrojtjes.

Në ditët në vijim, Tiago Pinto mund të bëjë një sulm në Londër për një seri takimesh me emisarët e tregut. Drejtori i përgjithshëm po punon për të përmirësuar skuadrën. Po ashtu nga romanët pëlqehet edhe Loftus-Cheek i Chelseat dhe Winks i Tottenham për mesfushë. Ndërsa për mbrojtjen monitorohet situata e Rüdiger, i cili në qershor lirohet me një transfertë të lirë nga Chelsea, paçka se ka shumë oferta.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport abraham dhe shomurodov cagliarit dhe milanit friedkin e di këtë jashtë champions league ka qenë rui patricio kunder juventusit mourinho u detyrua napolit roma është një ekip abraham dhe shomurodov cagliarit dhe milanit friedkin e di këtë jashtë champions league ka qenë rui patricio kunder juventusit mourinho u detyrua napolit roma është një ekip

Sondazh

Poll