Sport

VIDEO / Conte: “Tottenham, është nder të jem këtu. Dhe te Juve dhe Interi…”

3 Nëntor 2021, 13:49 Nga DOSJA
VIDEO / Conte: “Tottenham, është nder të jem këtu. Dhe

ANGLI – “Të jesh trajneri i ri i Tottenhamit është një nder i madh dhe dua të shpërblej besimin e klubit. Filozofia ime e lojës? Është shumë e thjeshtë, të luash futboll të mire, me pasion për tifozët tanë dhe të kesh një ekip të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar.”

Kështu Antonio Conte prezantohet me fansat e tij të rinj në intervistën e parë zyrtare në kanalet e Tottenham. “Mendoj se tifozët meritojnë një ekip konkurrues, – shton ish-trajneri Inter dhe Juves – dhe luftak në fushë, unë do të bëj gjithçka për të fituar respektin e tyre”.

Pyetje edhe për të kaluarën dhe eksperiencat e tij në Itali: “Titujt e mi? Janë gjëra të së shkuarës, mendoj për të tashmen. Te Juventus hapa një cikël prej 9 titujsh radhazi dhe më pas e ndërpreva, duke e fituar me Inter. E kaluara është e rëndësishme dhe unë jam krenar për të, por tani jam i fokusuar në këtë sfidë të re”.

Conte më pas zbuloi se ai ishte kontaktuar edhe më parë nga Spurs: “Tottenham më kishte thirrur këtë verë, por sapo kisha përfunduar dy sezone të lodhshme me Interin. Nuk ishte koha e duhur për të filluar një eksperiencë të re, preferova të shijoja kohën me familja ime.

Tottenham është një klub shumë i rëndësishëm në Angli, – përfundoi ai -, me një stadium dhe terren të mrekullueshëm stërvitor. Klubi me të vërtetë më donte, kjo ishte koha e duhur për të ardhur. Dua të bëj diçka e rëndësishme për tifozët dhe për klubin.”

??? ????? ?????????: Antonio Conte. pic.twitter.com/8BICCuSZbS

— Tottenham Hotspur (@SpursOfficial) November 3, 2021

B.T (Dosja.al)

 

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport antonio conte duke e fituar me inter filozofia ime e lojës gjëra të së shkuarës një nder i madh shumë i rëndësishëm në angli te juventus trajneri i ri i tottenhamit antonio conte duke e fituar me inter filozofia ime e lojës gjëra të së shkuarës një nder i madh shumë i rëndësishëm në angli te juventus trajneri i ri i tottenhamit

Sondazh

Poll