Politike

Takimi për Open Balkan, në rrugët e Beogradit valëviten flamuj shqiptar

3 Nëntor 2021, 18:33 Nga DOSJA
Takimi për Open Balkan, në rrugët e Beogradit valëviten

SERBI- Rrugët e Beogradit duket se janë mbushur me flamuj shqiptarë. Në pamjet që Top Channel siguron duket se si në shtylla janë varur flamuj shqiptarë në kuadër të “Open Balkan” që do të mbledhë ditën e nesërme 3 nga 6 udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Beograd. Përveç flamujve shqiptarë, duken se valëviten dhe flamuj të Maqedonisë së Veriut e të Serbisë.

Ky samit ndryshe nga ata të shkuarit, nuk do ta gjejë kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev në krah të homologut shqiptar Edi Rama dhe presidentit Serb Alexandar Vuçiç. Vendin e Zoran Zaev të dorëhequr disa ditë më parë do ta zërë zv.kryeministri Nikolla Dimitrov. Sikurse edhe në takimet e shkuara të këtij formati, Vuçiç, Rama dhe Dimitror në ditën e parë të samit do të zhvillojnë një ecje në qendër të Beogradit.

Dita e dytë e takimit do të nisë me një takim me përfaqësuesit e biznesit e më pas me ata të Këshillit Atlantik për t’ja lënë vënë vendit takimit trepalësh.

Marrë nga Top Channel

LAJMI KRYESOR: ‘Open Ballkan’! Zaev mungon, nismës i bashkohet Mali i Zi, sot të gjithë për darkë

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alexandar vuçiç edi rama nikolla dimitrov open balkan ne beograd zoran zaev alexandar vuçiç edi rama nikolla dimitrov open balkan ne beograd zoran zaev

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2021, 14:56

PD largohet nga Këshilli për Legjislacionin

TIRANË– Opozita ka braktisur sallën e mbledhjes për Këshillin për Legjislacionin. Pas debateve në mbledhje përsa i përket kalendarit të punës dhe mos...