Politike

Dosja Gërdeci, avokati i Mediut: Vendimi i SPAK është antiligjor

3 Nëntor 2021, 16:10 Nga DOSJA
Dosja Gërdeci, avokati i Mediut: Vendimi i SPAK është antiligjor

TIRANË- Avokati mbrojtës i ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Mediu, Ardian Visha e ka konsideruar antiligjore dhe antikushtetuese vendimin e SPAK për të hapur hetimet e Gërdecit. Gjatë konferencës së sotme, Visha tha se kjo është e ngjizor nga avokati i një prej familjeve të viktimave, ndërkohë që shtoi se ky rast është mungesë e objektivizmit dhe humanizmit në këtë çështje.

Fjala e Vishës:

E gjitha është ngjizur në një periudhë që përkon para zgjedhjeve, nga avokatët e familjarëve të një prej viktimave. Janë një sërë koincidencash të një subjektiviteti ekstrem të një instuticioni që duhet të veprojë me një logjikë të ftohtë. SPAK konsideroi si risi kërkesën e familjarëve për hapjen e hetimeve. Deklarata e prokurorit për hapjen e hetimeve është gati ilegare pasi nuk pati asnjë komunikim me mediat. Kërkesa e SPAK ishte antikushtetuese dhe jo e ligjshme. Çdo akt që pason kërkesën e SPAK duhet të jetë i pavlerë. Ka deklarata mediatike nga titullari i SPAK dhe ne do t’i shkojmë deri në fund. Kjo lloj drejtësie dhe qëndrim subjektiv i shprehur më bëjnë të besoj që kjo lloj drejtësie nuk është drejtësi e parashikuar në shinat legale. Ne do të përballemi me çdo formë që do të marrë kjo çështje. Ky rast është domethënëse për mungesën e objektivizmit dhe humanizmit për këtë çështje. Vendimi i apelit të SPAK nga ana tjetër është i pashembullt, Një pjesë e prokurorëve janë halicunantë. Mjafton të shikoni aktet e tyre. Verdiktet e tyre janë turp, sepse nuk kanë nivel arsyetimi. Ai është një vendim që ka kontradikta mbi mënyrën si është themeluar. Asnjë provë e dërguar prej nesh nuk ka vlerësimin minimal prej gjyqtares. Veprimi i prokurorisë është ilegal dhe duhet treguar para opinionit publik Dimensionet e karakterit ligjor që nuk rroken për tu shpjeguar dhe vlerësuar janë të shumëfishta, kryesori është fakti që mbi këtë kauzë ka një vendim të Gjykatës më të lartë I cili nuk mund të hidhet poshtë. Nuk mundet një vendim I Gjykatës së Lartë të prishet nga gjyqësori.

LAJMI KRYESOR: I pandehur për dosjen ‘Gërdeci’, Fatmir Mediu: Sulm politik, jam gjykuar njëherë!

(I.A/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ardian visha dosja gerdeci fatmir mediu ardian visha dosja gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2021, 14:56

PD largohet nga Këshilli për Legjislacionin

TIRANË– Opozita ka braktisur sallën e mbledhjes për Këshillin për Legjislacionin. Pas debateve në mbledhje përsa i përket kalendarit të punës dhe mos...