Politike

Kollçaku i shqetësuar për vendin e Nikollës, kërkesa ‘mek’ Alibeajn: S’e kam ambicje

3 Nëntor 2021, 16:46 Nga DOSJA
Kollçaku i shqetësuar për vendin e Nikollës, kërkesa

TIRANË– Të qeshurat janë shoqëruar me debate në mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. Kërkesa e deputetit të PS-së, Bardhyl Kollçaku ka bërë një vërejtje lidhur me shkresën zyrtare të Kuvendit. Duke u shqetësuar kështu se kryetari Enkelejd Alibeaj do të zinte vendin e kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla. Por kjo kërkesë nuk është pritur mirë nga opozita, duke bërë që deputeti Ervin Salianji të përdorte dhe fjalor që shkaktoi dhe reagime nga maxhoranca.

PJESË NGA BISEDA:

Kollçaku: Në fund të letrës zyrtare shkruhet kryetari, i bie që iu jeni Kryetar Kuvendi

Alibeaj: Nuk e kam fare ambicje po ua them publikisht

Kollçaku: Kam propozim për ta rregulluar.

Alibeaj: Kjo konsiderohet gabim në redaktim. Në fund sekretaria të saktësojë për kë kryetar bëhet fjalë. Për aspektin e formatimit të shkresave askush nuk është më kompetent

Kollçaku: (nuk dëgjohet)

Alibeaj: E kuptoj që është një kërkesë për të mos cënuar imazhin e dlirë të Kuvendit. Është çështje ka nevojë për ndërhyrje në përmbajtje.

Salianji: Jo çdo budallallëku duhet t’i japim solemnitet të madh. Pra është mirë që vijnë kërkesa nga PS drejtuar palës kundërshtare, padiskutim që edhe ne do të kemi kërkesat tona qoftë për informacion. 

Gjylameti: Zoti kryetar na keni bërë thirrje për të ruajtur etikën, në rastin konkret Salianji e tejkaloi. Nëse dikush përdor tonalitet të caktuar. Në anën tjetër nuk i shkon këtij komisioni përdorimi i një gjuhe fyese për kolegët.

Alibeaj: Mos më detyroni që në këtë mbledhje të filluar mbarë… të mos arrijmë ta administrojmë…Kërkoj pak më tepër kufizim, ftesa është për gjithsecilin të tregohemi korrektë. Secila nga palët ka të drejtën për të kërkuar dhe hetuar… Për caktimin e mbledhjes së ardhshme të Komisionit, Alibeaj propozoi që mbledhja tjetër të zhvillohet ditën e mërkurë ora 17:00 Në pikën tre realizuam emërimin e pesë ekspertëve.

Salianji: Respekti fitohet nuk dhurohet.

SHIKO EDHE: 

Komisioni për “25 prillin”/ PS kërkon informacion për “SMV”, caktohen 5 eskpertët

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike bardhyl kollcaku blerina gjylameti komisioni hetimor per 25 prillin bardhyl kollcaku blerina gjylameti komisioni hetimor per 25 prillin

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2021, 14:56

PD largohet nga Këshilli për Legjislacionin

TIRANË– Opozita ka braktisur sallën e mbledhjes për Këshillin për Legjislacionin. Pas debateve në mbledhje përsa i përket kalendarit të punës dhe mos...