Politike

PD: Ndryshimet kushtetuese dhe shtyrja e afateve të vetting-ut të diskutohen bashkë

3 Nëntor 2021, 14:54 Nga DOSJA
PD: Ndryshimet kushtetuese dhe shtyrja e afateve të vetting-ut të

TIRANË– Partia Demorkatike ka propozuar sërish që nisma nismës kushtetuese për vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë e propozuar nga Paetia Demokratike të diskutohej në të njëjtën mbledhje me zgjatjen e afatit të organeve të Vettingut.

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Rushaj tha se vendi ka nevojë që ligji të miratohet pa vonesë dhe të nisë menjëherë zbatimin.

“Ky projektligj i shërben dekriminalizimit të plotë të politikës, vettingut ndaj çdo funksionari kushtetues dhe mospërdorimit të krimit për të ardhur në pushtet apo mbajtur pushtetin. Në Shqipëri ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elementeve kriminale. Ju citoj këtu dhe nga Komisioni i Venecias që shkruan se “Për shkak të rrethanave specifike aktualisht në Shqipëri, futja e një mekanizimi special verifikimi për zyrtarët publik duket si një qëllim legjitim” dhe se “skualifikimi që anulon një mandat zgjedhor nuk duhet të konsiderohet si kufizim i demokracisë, por si një mjet për ta ruajtur atë”. Ka detajim të qartë të subjekteve që do t’i nënshtrohen vettingut në politikë. Është përcaktuar qartë çfarë do të konsiderohet “kontakt me krimin e organizuar” që passjell humbjen e mandatit apo kufizimin e të drejtës për të votuar. Është përcaktuar qartë kush do të konsiderohet si “person i përfshirë në krimin e organizuar”. Janë përcaktuar qartë rrethanat kur kontaktet me personat e krimit të organizuar nuk përbëjnë vepër penale, por mund të shërbejnë si kriter për moszgjedhjen. Janë qartësuar rastet kur aplikohet përmbysja e barrës së provës, si do të aplikohet ajo dhe si personi duhet të provojë që s’ka kontakte me krimin e organizuar. Është përcaktuar qartë periudha kohore që do t’i nënshtrohet procesit të verifikimit, duke zgjedhur një kohëzgjatje të arsyeshme për shtrirjen e kësaj periudhe verifikimi. Është përcaktuar edhe periudha e ndalimit dhe veprimit të kufizimit. Është përcaktuar mekanizimi i zbatimit (organi), që do të jetë një garanci kushtetuese për të siguruar pavarësinë dhe paanshmërinë gjatë procesit të vettingut të politikanëve. Vettingu i politikanëve është parashikuar të kryhet nga SPAK dhe të kalojë në dy filtra shtesë: Gjykata e Posaëme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe Gjykata Kushtetutese,”- tha Rushaj.

LAJM KRYESOR: VD- Mblidhet Këshilli për Legjislacionin, diskutohet propozimi i PD për kushtetuesen

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred rushaj këshilli për legjislacionin 3 nentor 2021 alfred rushaj këshilli për legjislacionin 3 nentor 2021

Sondazh

Poll