Politike

Këshilli për Legjislacionin, Mediu: Kushtetuta s’është mall i deputetëve

3 Nëntor 2021, 14:53 Nga DOSJA
Këshilli për Legjislacionin, Mediu: Kushtetuta s’është

TIRANË– Kreu i Partisë Republikane dhe deputeti Fatmir Mediu ka deklaruar se nuk mund të flitet për Kushtetutën sikur të ishte ‘mall’ i deputetëve.

I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, Mediu tha se ndërhyrjet spontane nuk shërbejnë. Sipas tij, duhet një shqyrtim i përbashkët për mënyrën e funksionimit të kushtetutës

“Nuk i heq asnjë presje qëndrimeve të PD, por dua të shpreh qëndrimin tim. Duhet të kuptojmë se cili është roli i deputetëve. Kushtetuta është pronë e qytetarëve, jo mall i deputetëve dhe duhet të konsiderojmë që nuk është një nen në vete dhe ndërhyrjet spontane nuk shërbejnë. Iniciativa e PD e PS kërkojnë një shqyrtim të përbashkët për mënyrën e funksionimit të kushtetutës. Duhet të kemi kujdes që kur fusim duart te ligji themeltar se mund të ketë pasoja afatgjata, se ndodh si me reformën në drejtësi,”- tha Mediu.

LAJM KRYESOR: VD- Mblidhet Këshilli për Legjislacionin, diskutohet propozimi i PD për kushtetuesen

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike fatmir mediu këshilli për legjislacionin 3 nentor 2021 fatmir mediu këshilli për legjislacionin 3 nentor 2021

Sondazh

Poll