Politike

‘S’ka pasur gjyq’/ Avokati mbron Mediun: Pse procedurën kush e bëri, pastruesja?

3 Nëntor 2021, 16:00 Nga DOSJA
‘S’ka pasur gjyq’/ Avokati mbron Mediun: Pse procedurën

TIRANË– Avokati i ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, Ardian Visha pretendon se klienti i tij është gjykuar njëherë për çështjen e Gërdecit, ndërkohë që që pretendon se e gjithë situata është e stisur. Në një konferencë për shtyp, ai u shpreh se nuk është rastësi që gjyqi për klientin e tij u caktua pas zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit. 

PJESË NGA KONFERENCA:

Pyetje: Asnjëherë nuk ka pasur gjyq për zotin Mediu, ka pasur vetëm proces? U shprehët se janë marrë vendime të drejta apo…?

Avokati Visha: Nuk ka pasur gjyq por procedurë. Procedura është gjykimi, nuk është lënë e tillë a thua se e ka bërë pastruesja. Imuniteti mund të hiqej por në kushte të caktuara. Mbi çdo subjekt ishte në fazën e hetimit paraprak, prokurori realizonte një kërkesë unike për arrestim drejt Kuvendit. Kjo kërkesë nga prokurori i Përgjithshëm i kohës, ka kërkuar heqjen e imunitetit në Kuvend. Është hequr por ka qenë paraprirë nga një shprehje e njëjtë me fjalët e veta. Në momentin kur çështja është dërguar me gjykim përkoi me zgjedhjet, kur Mediu dukshëm rifitoi mandatin.

Mediu: Nuk kisha autoritet që të moskërkoja heqjen e imunitetit.  Unë isha përgjigjur, kam kërkuar me shkrim që nuk kam imunitet por kam votuar edhe për ndryshimet kushtetuese. Prokuroria është shprehur dhe më pas Gjykata. Vendimet e Këshillit të Ministrave kalojnë në të gjithë filtrat po iu them dhe iu provoj me fakte se vendimi ndaj meje shërben si bazë për demontimin e municioneve.

LAJMI KRYESOR: I pandehur për dosjen ‘Gërdeci’, Fatmir Mediu: Sulm politik, jam gjykuar njëherë!

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike ardian visha dosja gerdeci fatmir mediu ardian visha dosja gerdeci fatmir mediu

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2021, 14:56

PD largohet nga Këshilli për Legjislacionin

TIRANË– Opozita ka braktisur sallën e mbledhjes për Këshillin për Legjislacionin. Pas debateve në mbledhje përsa i përket kalendarit të punës dhe mos...