Politike

Bardhi ngrihet në këmbë: Hidhni në erë dialogun, ndryshoni Kushtetutën po patët vota

3 Nëntor 2021, 15:11 Nga DOSJA
Bardhi ngrihet në këmbë: Hidhni në erë dialogun,

TIRANË– Videoja e mëposhtme tregon debatin e plotë mes anëtarëve të Opozitës dhe kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi e konsideron një turp faktin që nuk kanë gjetur dakortësi me palën tjetër për kalendarin e punës për ndryshimet kushtetuese. Ai ngrihet në këmbë dhe akuzon maxhorancën për minim të dialogut. Bardhi shton se senacat dëgjimore Opozita i mban kur të dojë dhe jo kur ta caktojë maxhoranca.

Pjesë nga debati

Gazment Bardhi: Është turp, turp. Këshilltarë keni stafin e Kuvendit, merrini aty nëse keni nevojë apo jo.

Lindita Nikolla: Kalojmë tek pika tjetër propozimet e ekpsertëve

Anëtarët e PD-së: Ikëm

Lindita Nikolla: Po largoheni, po ikni dhe po e lini edhe këtë pikë për vijimin.

Gazment Bardhi: Keni vendosur që të hidhni në erë dialogun dhe të mos bini në dakortësi, por ia lini Felajt dhe Gogut në dorë. s’mund të na kushtëzoni ju, seancat dëgjimore do i bëjmë kur të doni ne, si mund t’na nënshtrosh dhe të na thuash se kur do të bëhen seancat dëgjimore. Nëse na doni në në tryezë do duhet të bini dakord me ne

Lindita Nikolla: Duke rakorduar

Gazment Bardhi: Si po rakordon pra nëse na doni në tryezë, bini dakort me ne, nëse keni vota të ndryshoni Kushtetutën vetë vazhdojeni.

LAJM KRYESOR: VD- Mblidhet Këshilli për Legjislacionin, diskutohet propozimi i PD për kushtetuesen

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike gazmnet bardhi këshilli për legjislacionin 3 nentor 2021 lindita nikolla gazmnet bardhi këshilli për legjislacionin 3 nentor 2021 lindita nikolla

Sondazh

Poll