Politike

PD braktis Këshillin për Legjislacionin, sherri për oraret e seancave dëgjimore

3 Nëntor 2021, 14:12 Nga DOSJA
PD braktis Këshillin për Legjislacionin, sherri për oraret e

TIRANË– Mbledhja e sotme e Këshillit të Legjislacionit, ka përfunduar me largimin e opozitës nga tryeza e diskutimit dhe me debate pasi nuk u gjet dakortësia mes palëve për kalendarin e punës. Demokratët propozuan datën dhe orën për të kryer seancat dëgjimore, për ndryshimet kushtetuese sa i përket Vettingut të politikanëve, reformën zgjedhore dhe asaj territoriale por kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla e hodhi në votim këtë gjë. Pikërisht këtu nisën dhe përplasje e forta.

Partia Demokratike nuk pranoi që për propozimet e tyre të votohej nga maxhoranca. Konkretisht Sekretari i Përgjithshëm i PD-së deklaroi se s’mund të mbetet në duart e Toni Gogut dhe të Ermonela Fejat një gjë kaq e rëndësishme. Bardhi, Enkelejd Alibeaj dhe Alfred Rushaj u ngritën në këmbë dhe u ;argua nga salla, duke shtuar se në orën 17:00 do të rimblidheshin për të gjetur dakortësi.

Por, ata nuk janë rikthyer ende në mbledhje. Bardhi shtoi në fund se nëse maxhoranca kishte vota të mjaftueshme për të ndryshuar kushtetutën, mund të vijonte e lirë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Bardhi ngrihet në këmbë: Hidhni në erë dialogun, ndryshoni Kushtetutën po patët vota

LAJM I FUNDIT/ PD largohet nga Këshilli për Legjislacionin

LAJM I FUNDIT/ PD largohet nga Këshilli për Legjislacionin

PD: Ndryshimet kushtetuese dhe shtyrja e afateve të vetting-ut të diskutohen bashkë

Këshilli për Legjislacionin, Mediu: Kushtetuta s’është mall i deputetëve

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike alfred rushaj gazment bardhi këshilli për legjislacionin 3 nentor 2021 lindita nikolla alfred rushaj gazment bardhi këshilli për legjislacionin 3 nentor 2021 lindita nikolla

Sondazh

Poll

Politike 3 Nëntor 2021, 14:56

PD largohet nga Këshilli për Legjislacionin

TIRANË– Opozita ka braktisur sallën e mbledhjes për Këshillin për Legjislacionin. Pas debateve në mbledhje përsa i përket kalendarit të punës dhe mos...