Bota

“Grumbulloni ushqimet bazike”, qeveria kineze alarmon qytetarët

3 Nëntor 2021, 12:58 Nga DOSJA
“Grumbulloni ushqimet bazike”, qeveria kineze alarmon qytetarët

KINE– Qeveria e Kinës u ka thënë familjeve që të grumbullojnë ushqime dhe nevoja të tjera të përditshme pasi izolimi nga koronavirusi dhe përmbytjet duket se po ngjallin frikë. Sipas Mail Online, direktiva e Ministrisë së Tregtisë së Pekinit të hënën ngjalli dyshimin në mediat sociale vendase se e gjitha kjo mund të ishte shkaktuar nga tensionet e rritura me Tajvanin. Ndërkohë njerëzit po nxitojnë të grumbullonin oriz, vaj gatimi, kripë dhe të tjera ushqime.

“Sapo doli ky lajm, të gjithë të moshuarit pranë meje u çmendën nga paniku duke blerë në supermarket”, shkroi një përdorues i rrjetit social “Weibo” të Kinës.

Nga ana tjetër, përmbytjet e lidhura me ngrohjen globale kanë vrarë qindra njerëz dhe kanë shkatërruar shtëpi, ndërsa çmimet e perimeve janë rritur. Në fillim të tetorit, moti ekstrem, shkatërroi të korrat në Shandong, rajoni më i madh i rritjes së perimeve në vend. Provinca Henan, e njohur si shporta e bukës së Kinës, u godit gjithashtu nga shiu i rrëmbyeshëm gjatë verës.

Ndërkohë, ndërsa shpërthimet e rasteve të COVID-19 po shtrihen nga veriperëndimi në verilindje të vendit, autoritetet kanë vendosur bllokime të ashpra. Mediat lokale gjithashtu kanë publikuar së fundmi listat e mallrave të rekomanduara për t’u ruajtur në shtëpi, duke përfshirë biskota, vitamina, radio dhe elektrik dore.

Reagimet publike detyruan reagimin e qeverisë, ku u tha se qëllimi i direktivës ishte të sigurohej që qytetarët të mos kapeshin të papërgatitur nëse do të kishte një bllokim në zonën e tyre.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota covid19 kina ministrisë së tregtisë së pekinit covid19 kina ministrisë së tregtisë së pekinit

Sondazh

Poll

Bota 3 Nëntor 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...