Bota

Kritikohen premtimet kryesore financiare në COP26, “injorojnë” lëndën djegëse fosile

3 Nëntor 2021, 13:31 Nga DOSJA
Kritikohen premtimet kryesore financiare në COP26,

GLASGOW– Premtimet kryesore në samitin e klimës COP26, të krijuara për të rilidhur sistemin financiar global për neton zero, po “injorojnë” çështjen kryesore, që është lënda djegëse fosile, kanë paralajmëruar aktivistët e klimës. Mediat shkruajnë se një mori njoftimesh për financat priten në bisedimet për klimën të ndërmjetësuara nga OKB-ja këtë të mërkurë, të emëruara si “Dita e Financës”, me firmat financiare që kërkojnë të përafrojnë asetet globale me Marrëveshjen historike të Parisit për herë të parë. Mbretëria e Bashkuar po kryeson ngjarjen kryesore të klimës në Glasgow, Skoci, nga 31 tetori deri në 12 nëntor. Samiti konsiderohet gjerësisht si shansi i fundit dhe më i mirë i njerëzimit për të parandaluar ndikimet më të këqija të ngrohjes globale . Premtimet e financave private në tryezë janë kritikuar për dështimin në parandalimin e firmave financiare, që të bëjnë investime në lëndët djegëse fosile dhe për të miratuar reduktime të emetimeve absolute.

Ministri i Financave të Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak u tha delegatëve të mbledhur të mërkurën se samiti i vonuar kishte bashkuar institucionet me asete me vlerë mbi 130 trilion dollarë. Ai tha se firmat financiare që kontrollojnë 40% të aktiveve globale do të përshtaten me kufirin 1.5 gradë Celsius të Marrëveshjes së Parisit për ngrohjen globale. Ky përfaqëson një mur historik kapitali për tranzicionin neto zero në mbarë botën, sipas Sunak.  Ndër premtimet që priten të shpallen të mërkurën, ish-guvernatori i Bankës së Anglisë, Mark Carney, përshkroi qëllimet e Aleancës Financiare të Glasgowt të OKB-së për Neto Zero. I kryesuar nga Carney, ky koalicion global i institucioneve kryesore financiare po kërkon të përshpejtojë kalimin në një ekonomi me karbon të ulët.

“Financat po bëhen një dritare përmes së cilës veprimet ambicioze klimatike mund të ofrojnë një të ardhme të qëndrueshme që njerëzit në mbarë botën po kërkojnë”, tha Carney, duke përshëndetur rritjen e shpejtë të sasisë së parave që menaxhohen me objektiva neto zero. Ai tha se kjo ishte rritur nga 2 trilion dollarë disa vite më parë në 130 trilion dollarë sot.

“Me GFANZ kemi të gjitha paratë e nevojshme për tranzicionin. Detyra jonë është ta bëjmë atë të funksionojë,“ tha Carney.

Megjithatë, analistët në OJQ-në Reclaim Finance thanë se grupimi i kompanive financiare të nënshkruara në GFANZ po “humbte pikën” për lëndët djegëse fosile. Kjo për shkak se, sipas analistëve, GFANZ kishte dështuar të urdhëronte ndalimin e investimeve në zgjerimin e karburanteve fosile, një vijë e kuqe e tërhequr nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë nëse ngrohja globale do të qëndrojë nën 1.5 gradë Celsius.

LAJMI KRYESOR: Dita e tretë e samitit të COP26 në Glasgow, diskutime për financat

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota mark carney samiti i cop26 samiti ne glasgow mark carney samiti i cop26 samiti ne glasgow

Sondazh

Poll

Bota 3 Nëntor 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...