Bota

Tributi i Abba/ Burri bie nga lartësia dhe godet një person tjetër, vdesin të dy

3 Nëntor 2021, 10:51 Nga DOSJA
Tributi i Abba/ Burri bie nga lartësia dhe godet një person

SUEDI– Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur, pasi një burrë ra nga kati i shtatë në një sallë koncertesh në Suedi. Mediat shkruajnë se rreth 1,000 njerëz ishin mbledhur në sallën Uppsala Konsert & Kongres pranë kryeqytetit, Stokholm, për tributin e Abba të martën në mbrëmje. Por 30 minuta para fillimit të shfaqjes, burri u rrëzua dhe ra në hollin e hapur të katit të parë. Ai u ra mbi dy persona, sipas të shënave nga policia. Burri vdiq dhe plagosi për vdekje një prej personave të cilëve u ra sipër. Personi i tretë është jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Asnjë nga viktimat nuk është identifikuar nga policia, por njeriu që u rrëzua u tha se ishte rreth të 80-tave, ndërsa burri tjetër në të 60-at.

“Ne morëm një telefonatë për dikë që ose është hedhur ose ka rënë nga një lartësi e madhe,” tha zëdhënësi i policisë Magnus Jansson Klarin.

Ai tha se oficerët po punonin për të përcaktuar se çfarë kishte ndodhur saktësisht, duke shtuar se ishte ende shumë herët për të përcaktuar nëse kishin të bënin me një ngjarje kriminale. Salla e koncerteve fillimisht u mbyll nga policia, kështu që dëshmitarët në vendngjarje mund të merreshin në pyetje. MTLive, kompania e eventeve që organizoi shfaqjen, ka shkruar në faqen e tyre në Facebook se të gjithë janë të shokuar.

“Fatkeqësisht, ne duhet të njoftojmë se një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur. Ajo që dimë është se dikush u hodh ose ra nga lartësia në arenë dhe goditi njerëz të tjerë. Për momentin nuk dimë shumë më tepër, të gjithë janë në shok”, tha kompania.

Incidenti tragjik vjen vetëm disa ditë përpara publikimit të albumit të parë në më shumë se 40 vjet nga Abba.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota abba dy te vdekur ne suedi koncerti i abba suedi abba dy te vdekur ne suedi koncerti i abba suedi

Sondazh

Poll

Bota 3 Nëntor 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...