Bota

Gjyqi ndaj Salih Mustafës, përfundon dëgjimi i dëshmitarit të pestë

3 Nëntor 2021, 13:10 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Salih Mustafës, përfundon dëgjimi i dëshmitarit

HAGË– Ka përfunduar dëgjimi i dëshmitarit të pestë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në gjykimin ndaj Salih Mustafës, në Dhomat e Specializuara në Hagë. Mediat bënë me dije se dëshmitarit iu paraqitën disa fotografi të nga turpi gjykues, për të cilat ai tha se i vetmi person që njihte në to ishte ‘Cali’. Seanca vijoi e mbyllur në pjesën më të madhe të kohës. Dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të bëra nga trupi gjykues, i kryesuar nga Mappie Veldt-Foglia. Ai ka deklaruar se faktin që “Skifterët” quheshin ndryshe ‘BIA’, e ka mësuar vetëm pas luftës.

Gjyqtarja Foglia: A e dini ju nëse kanë pasur ndonjë emër tjetër Skifterët?

Dëshmitari: Jo nuk e di.

Gjyqtarja Foglia: Ajo që po thua ti është se gjatë luftës ti nuk e dije që Skifterët quheshin ndryshe edhe BIA.

Dëshmitari ka thënë se në bazën e “Skifterëve” ka shkuar vetëm njëherë dhe nuk ka hyrë brenda në objekt.

Dëshmitari: Nuk kemi hy në objekt, vetëm e kemi lënë ushqimin aty e ka marrë një ushtar dhe kemi vazhduar rrugën.

Gjyqtarja Foglia: A e di ti nëse forcat serbe kanë arritur në bazën e Skifterëve gjatë ofensivës serbe?

Dëshmitari: Po, mendoj që në gjithë pjesën e Zllashës kanë hyrë forcat serbe.

Në fotografitë që iu treguan dëshmitarit, ai ka identifikuar ‘Calin’ me kapelë të kuqe. Foto nuk janë bërë publike. Gjykimi ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Salih Mustafa i njohur si komandant Cali, ka përfunduar për këtë javë. Më 10 nëntor pritet të dëgjohet dëshmitari i gjashtë.

LAJMI KRYESOR: Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë, vazhdon sot seanca e rradhës

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni deshmitari i peste per salih mustafen gjykata speciale e hagës deshmitari i peste per salih mustafen gjykata speciale e hagës

Sondazh

Poll

Bota 3 Nëntor 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...