Bota

Kurti për BBC: Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë, nuk do ta lejoj këtë

3 Nëntor 2021, 09:45 Nga DOSJA
Kurti për BBC: Duan ta përsëritin Bosnjën në

BRITANI E MADHE– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë ditën e djeshme një intervistë për BBC. Gjatë kësaj interviste ai deklaroi se nuk do të lejojë që të “përsëritet Bosnja në Kosovë”. Kurti tha se “vende të caktuara anëtare të BE-së” po pengojnë liberalizimin e vizave, që do të mundësonte udhëtimin e lirshëm të qytetarëve të Kosovës në zonën Shengen. Ai tha se megjithëse ishte kritik ndaj BE-së, nuk ishte i hidhëruar për këtë.

Kurti u shpreh se BE-ja e ndihmoi shumë Kosovën, që mezi priste që një ditë t’i bashkohet vendeve të tjera anëtare. Më tej kryeministri tha se dialogu me Serbinë nuk ishte ndër prioritetet e Kosovës, por as një çështje që duhet neglizhuar. Sipas tij, qeveria aktualisht po fokusohet në zhvillimin ekonomik të vendit, në sundimin e ligjit kundër korrupsionit dhe gjithashtu në pandeminë e Covid-19.

“Duan ta përsëritin Bosnjën në Kosovë. Nuk do ta lejoj këtë, pavarësisht nëse jam në opozitë apo qeveri. Për këtë më votuan njerëzit, të parandaloj bosnjëzimin e Kosovës. Jam i bindur se me programin tonë, do të ndihmojmë serbët po aq sa shqiptarët. Nëse pyesni serbët në Kosovë se cilat janë shqetësimet e tyre kryesore, ata thonë punësimi dhe drejtësia. Beogradi dëshiron të ketë shtet brenda një shteti. Shtetin e Serbisë brenda Kosovës së pavarur. Kur nuk u zbatua Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë, asnjë serb nuk protestoi kurrë. Në vitin 1991, më 26 prill, 14 komunat me shumicë serbe në Bosnje u bashkuan me asociacionin e tyre, më 9 janar 1992 shpallën pavarësinë, më 28 shkurt 1992 morën kushtetutën e tyre dhe më në fund 14 dhjetor 1995 në Dejton (qytet në Ohio të SHBA), morën njohjen ndërkombëtare e tyre. Ata duan ta përsëriain Bosnjën në Kosovë. Dhe nuk do ta lejoj këtë. Ne fituam zgjedhjet e 14 shkurtit me një fitore të favorshme me prioritet për pune. Nuk dua të neglizhoj normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, por zhvillimi ekonomik në një anë dhe sundimi i ligjit në anën tjetër, gjithashtu dhe pandemia, do të thotë se dialogu me Serbinë është në vendin e katërt në agjendën tonë të shtet-ndërtimit demokratik për republikën tonë të pavarur.” tha Kurti.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti kurti interviste per bbc liberalizimi i vizave per kosoven albin kurti kurti interviste per bbc liberalizimi i vizave per kosoven

Sondazh

Poll

Bota 3 Nëntor 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...