Bota

Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë, vazhdon sot seanca e rradhës

3 Nëntor 2021, 09:06 Nga DOSJA
Gjyqi ndaj Salih Mustafës në Hagë, vazhdon sot seanca e

HAGË– Vazhdon edhe sot seanca ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa në dhomat e specializuara në Hagë. Do vijojë tu përgjigjet sot pyetjeve të trupit gjykues dëshmitari i pestë i mbrojtur në gjykimin ndaj Mustafës. Trupa gjykuese kryesohet nga gjykatësja Mappie Veldt-Foglia.

Ditën e djeshme dëshmitari tha se ka qënë pjesë e njësisë 153. Ai pranoi se më parë është takuar me Mustafën. Kur u pyet nëse janë takuar edhe pas luftës, përgjigja e tij ishte e paqartë. Dëshmitari tha se Mustafa i është prezantuar atij si ‘Cali’ por nuk kanë patur asnjëherë kontakt personal. Përgjigja në lidhje me njësinë “Skifterët”, u paraqit si përgjigje e redaktuar. Dëshmitari tregoi se roli i Agron Xhemajlit në UÇK, ka qenë si udhëheqës i policisë ushtarake. Pas këtyre dëshmive prokuroi kërkoi që seanca të vijonte në privatësi.

Në gjykimin ndaj Mustafës janë dëgjuar më parë katër dëshmitarë, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur për publikun. Gjykimi ndaj Mustafës filloi më 15 shtator 2021 dhe është i pari në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Aktakuza ndaj Mustafës u konfirmua më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar. Krimet për të cilat akuzohet Mustafa, sipas aktakuzës, dyshohet se janë kryer gjatë muajit prill të vitit 1999 në një qendër ndalimi në fshatin Zllash që ndodhet në rrethinën e Komunës së Prishtinës. Në daljen e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE

Gjyqi ndaj Salih Mustafës, përfundon dëgjimi i dëshmitarit të pestë

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni deshmitari i peste per salih mustafen gjykata speciale e hagës salih mustafa deshmitari i peste per salih mustafen gjykata speciale e hagës salih mustafa

Sondazh

Poll

Bota 3 Nëntor 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...