Bota

Kurti flet për Vettingun: Kemi nevojë për prokurorë të drejtë e gjykatës efikasë

3 Nëntor 2021, 12:51 Nga DOSJA
Kurti flet për Vettingun: Kemi nevojë për prokurorë të

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në takimin e parë të grupit punues për hartimin dhe finalizimin e legjislacionit për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë. Mediat shkruajnë se sipas tij, sundimi i ligjit dhe drejtësia efikase, janë shtyllat e një shteti funksional. Kurti u shpreh se sistemi i drejtësisë në Kosovë është i brishtë për shkak të mungesës së rezultateve të kërkuara. Ai tha se reformat janë të nevojshme dhe se qeveria e Kosovës është e vendosur për ta bërë një gjë të tillë.

“Sistemi ynë i drejtësisë është i brishtë në mungesë të rezultateve dhe llogaridhënës e me drejtësi selektive të pabarabartë. Mungesa e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor e prokurorial, vazhdon ta karakterizoj sistemin e drejtësisë. Diskutimet për nevojën e reformave në drejtësi janë prapa nesh, tashmë nuk kemi dilemë se a duhet të ndodhin a po jo. Na duhen gjyqtarë të drejtë e efikas, dhe prokurorë me integritet e energjik. Përgjigja ndaj defekteve e dështimeve të tilla për drejtësinë është Vettingu,” tha kryeministri.

Kurti deklaroi se Vettingu do të sigurojë vlerësimin e mirëfilltë e profesional të integritet të gjyqtarëve e prokurorëve dhe do të verifikojë pasurinë e tyre. Më tej ai shtoi se qeveria ka nisur edhe iniciativa të tjera në lidhje me reformën në drejtësi.

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni albin kurti qeveria e kosoves vetting ne kosove albin kurti qeveria e kosoves vetting ne kosove

Sondazh

Poll

Bota 3 Nëntor 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...