Bota

VD-Këto janë këpucët që po e mbajnë në këmbë presidentin e Turqisë

3 Nëntor 2021, 09:01 Nga DOSJA
VD-Këto janë këpucët që po e mbajnë në

TURQI– Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan pasi është parë duke pasur vështirësi në të ecur, është mësuar nga ekspertët se kishte veshur këpucë që e ndihmonin të ruante ekujlibrin.

Erdogan është vënë re se e ka të vështirësi të eci, gjatë një videoje të qarkulluar në rrjet ku ai largohet nga 98-vjetori i themkimit të Republikës Turke. Pas një njoftimi për përfundimin e ceremonisë, Erdogan kthehet majtas për t’u larguar nga salla, duke ecur me vështirësi.

Sipas Turkish Minute, disa përdorues të mediave sociale pohuan se Erdogan kishte veshur këpucë të dizajnuara posaçërisht që ndihmojnë në ruajtjen e ekuilibrit dhe përgjithësisht vishen nga të moshuarit. Kostoja e këtyre këpucëve është rreth 9000 euro.

Gjatë disa muajve të fundit, spekulimet janë shtuar për shëndetin e Erdoganit, veçanërisht pasi ai u pa në publik duke pasur vështirësi në të folur dhe në lëvizje.

Menjëherë aludimeve rreth gjëndjes së tij shëndetësore, Erdogan ndau një video në kanalin e tij Telegram ku shihet duke luajtur basketboll. Në video ai mban uniformën me numër 15 me “R. Tayyip Erdoğan” të shtypur në të.

Zëdhënësi i Erdoganit, Fahrettin Altun tha se “Lajmet e rreme dikur ishin problem në mediat sociale. Duket se edhe mediat kryesore vuajnë nga i njëjti problem tani. Fakti që edhe organizatat e mëdha përhapin gënjeshtra të tilla është thellësisht shqetësuese,” shkroi Altun në Twitter.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota fahrettin altun rexhep tajip erdogan turqi fahrettin altun rexhep tajip erdogan turqi

Sondazh

Poll

Bota 3 Nëntor 2021, 08:34

Zgjidhet kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut

SHBA– Demokrati Eric Adams do të jetë kryebashkiaku i ri i Nju Jorkut, bashkisë më të madhe në Shtetet e Bashkuara. Alvin Bragg do të jetë avokati i parë ...