Sport

Scholes sulmon Pogban: “I mungon përqendrimi. Edhe 35-vjeç do të bëjë budallallëqe”

3 Nëntor 2021, 11:20 Nga DOSJA

ANGLI – Nuk ka munguar një tjetër sulm nga Paul Scholes ndaj mesfushorit Paul Pogba të skuadrës së “Djajve të Kuq”. Duke folur në “BT Sports”, ish-legjenda e Manchester United e kritikoi francezin për paraqitjen ndaj Atalantës, në ndeshjen e mbrëmshme për Champions League, i cili ka humbur edhe topa të rrezikshëm në mesfushë:

“Ai ka nevojë për dikë që i flet gjatë gjithë kohës, dikë që e respekton dhe ka përvojë, – filloi Scholes, i cili më pas vazhdoi: Ai është një lojtar me përvojë, por edhe në moshën 35-vjeçare do të bëjë të njëjtat budallallëqe me topin në këmbë dhe njerëzit tani e dinë këtë.

Problemi i tij më i madh është përqendrimi, ndonjëherë ai e ka kokën mes reve. Ai ishte një lojtar i shkëlqyer, kjo është pse e morëm, por shikoni se kush ishte pranë tij: Pirlo, Chiellini, Buffon, një trajner agresiv, i cili ishte me të gjatë gjithë kohës dhe kjo mënyrë trajnimi i duhet atij deri në 35 vjet.”

Kështu ka deklaruar ish-mesfushori i palodhur Scholes, i cili edhe herë të tjera nuk i ka kursyer kritikat e tij mënyrën e lojës së francezit Paul Pogba, pritshmëritë ndaj të cilit te te “Djajtë e Kuq” janë të mëdha.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport buffon chiellini ish-legjenda e manchester united mesfushorit paul pogba një trajner agresiv paul scholes për champions league pirlo skuadrës së “djajve të kuq” buffon chiellini ish-legjenda e manchester united mesfushorit paul pogba një trajner agresiv paul scholes për champions league pirlo skuadrës së “djajve të kuq”

Sondazh

Poll