Politike

Balla: Nis puna me Reformën Zgjedhore, Gjiknuri bashkëkryetar, LSI kërkon përfaqësim

1 Nëntor 2021, 12:53 Nga DOSJA
Balla: Nis puna me Reformën Zgjedhore, Gjiknuri bashkëkryetar, LSI

TIRANË– Partia Socialiste ka dhënë dakortësinë për ngritjen e një komisioni të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, kërkesë e bërë nga Partia Demokratike. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së grupit të Partisë Socialiste, kreu i grupit parlamentar Taulant Balla tha se ky komision duhet ngritur sa më parë dhe se duhet që Partia Demokratike të dorëzojë propozimet konkrete.


Balla tha se është propozuar që Damian Gjiknuri të jetë bashkëkryetar dhe se Lëvizja Socialiste për Integrim ka bërë gjithashtu kërkesë për të pasur përfaqësim në këtë komision. Balla tha se në mbledhjen e grupit të Partisë Socialiste është diskutuar edhe për buxhetin e vitit 2022. I pyetur për debatet në lidhje me zgjatjen e mandatit të organeve të Vettingut (KLGJ dhe KLP), Balla tha se ky është një debat pa sens dhe i paqenë.

“Kemi diskutuar edhe për kerkesën e ardhur nga grupi i Partisë Demokratike për grupin e posaçëm për Reformën Zgjedhore. Kemi dhënë dakordësinë tonë të plotë, bashkëkryetar kemi propozuar Damian Gjiknurin. Të dy bashkëkryetarët do të ulen dhe do të diskutojnë në lidhje me këtë reformë. Do të vijojmë punën dhe duke respektuar të gjithë përfaqësimin parlamentar. Edhe LSI-ja ka bërë kërkesë që të jetë e përfaqësuar. Sapo projektvendimi të jetë gati, ne të kalojmë sa më parë propozimin. Sapo të jetë plotësuar ky afat kryetrari i Kuvendit të thërrasë mbledhjen e përbashkët të Këshillit të Legjislacionit. Në këtë dispozitë të përcaktuar nga rregullorja, të jeni të sigurt se zonja Nikolla është mbi palët dhe do të respektojë rregulloren. Ju jeni vënë në dijeni. Do të kemi sot mbledhjen e parë të Këshillit të Legjislacionit dhe ligjeve. Propozimi ynë për ndryshimet kushtetuese është propozim që është rekomanduar nga miqtë ndërkombëtar të Shqipërisë, pasi ka të bëjë me çështje teknike për vijimin e një procesi historik, siç është sistemi i vettingut. Ky është një debat i paqenë,”- tha Balla ndër të tjera.

Partia Demokratike ka depozituar më herët kërkesën në Kuvend për të ngritur Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore. Qëllimi i këtij komisioni të posaçëm është hartimi i ndryshimeve kushtetuese. Gjithçka supozohet të ketë adresimin dhe kuadrin ligjor të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike damian gjiknuri ps mbledh grupin 1 nentor 2021 reforma zgjedhore taulant balla damian gjiknuri ps mbledh grupin 1 nentor 2021 reforma zgjedhore taulant balla

Sondazh

Poll