Politike

‘E paedukatë, kërko ndjesë’/Manastirliu përplaset me Vokshin: Unë nuk bëj propagandë

1 Nëntor 2021, 11:26 Nga DOSJA
‘E paedukatë, kërko ndjesë’/Manastirliu

TIRANË– Përplasjet mes Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliut dhe kryetares së Komisionit Albana Vokshit vijuan për minuta të tëra gjatë Komisionit të Shëndetësisë. Vokshi iu drejtua ministres duke i thënë se propagandën duhet ta lërë në shkallët e qeverisë dhe ti përgjigjet pyetjeve që i bëhen në komision. Kjo deklaratë nuk u prit mirë nga ana e ministres e cila i tha që ti kërkonte falje pasi nuk po bën propagandë.


DEBATI:

Ogerta Manastirliu: Zbatimi i masave të propozura nga ekspertët e institutit të shëndetit duhen zbatuar nga të gjithë. Mund të ketë raste, e kuptoj që ju zonja Vokshi i keni qejf provokimet. Si kryetare duhet të keni vullnetin për të dëgjuar. Keni thirrur në komision ministren për të informuar.

Albana Vokshi: Vazhdoni raportin, mos u merrni me mua. Raportoni për çdo pyetje që kam bërë. Pse në shkolla ka mbinarkesë

Ogerta Manastirliu: Ministria ka marrë të gjitha masat. Qëllimi ka qen që ti mbajmë shkollat e hapura. Janë kryer të gjitha inspektimet, monitorimi i respektimit të masave anti-Covid. Për ne ka qenë në fokusin tonë për uljen e infektimeve. Gjatë këtyre muajve kemi mësuar shumë. Si ministri kemi pasur detyrimin për kryerjen e një strategjie. Janë kryer mbi 23 mijë testime në shkolla. Që në datë 13 mars ka filluar vaksinimi i mësuesve dhe pedagogëve dhe mësuesve. Janë vaksinuar 28 512 mësues. Kemi një mbulesë të mirë vaksinave.

Albana Vokshi: Përgjigju pyetjes, propagandën bëje të shkallët e qeverisë!

Ogerta Manastirliu: Unë punoj nuk bëj propagandë. Janë vaksinuar mbi 62 mijë me dozën e parë. për përpjekjet q kemi bërë kjo ka rezultuar rreth 8 mijë studentë të vaksinuar me një dozë. Është proces shumë kompleks. Ndaj ne si ministri në çdo universitet kemi ngritur pikat e vaksinimit

Albana Vokshi: Ju nuk duhet të ishit aty. Duhet të të intimidonte drejtësia jo unë.

Ogerta Manastiurliu: Lërë drejtësinë të bëj punë e vet.

Alban Vokshi: SPAK po të kishte vepruar nuk do ishit sot aty. Unë nuk nervozohem fare. Raportet i diskutojmë. Sa mësues janë rimbursuar? Sa rëndë që jeni?

Ogerta Manastiurliu: Kryetarja flet me kaq pa edukatë, nuk kam parë. Duhet të kërkoni ndjesë

Alban Vokshi: Keni thënë se mësuesit do të trajtohen si kategori e veçantë.

Ogerta Manastiurliu: Mësuesit janë patjetër…kjo pandemi

Albana Vokshi: Më thuaj sa janë rimbursuar. Pse mësueesit nuk rimbursohen?

Ogerta Manastiurliu: Ju nuk të lini të komunikosh. Mund t’ju mos u pëlqejnë pyetjet e mia. Po ju jap sa qytetarë janë trajtuar nga paketa. Për sa i përket profesioneve që janë mbështetur nga paketa ne jemi duke bërë një ndarje të të gjithë profesioneve.

Albana Vokshi: Keni mashtruar kur keni thënë se janë kategori e veçantë

Ogerta Manastiurliu: Patjetër që janë e veçantë. Janë vaksinuar të parët. Çfarë po thua kështu moj zonjë. Pse i ofendon mësuesit kështu. Kush po të thotë që nuk janë. Mësuesit janë grup risku.

LAJMI KRYESOR: VD-Komisioni i Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon maskat! Vokshi: Ku është Kushi?

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi komisioni i shendetesise 1 nentor 2021 ogerta manastirliu albana vokshi komisioni i shendetesise 1 nentor 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll