Politike

Debati/Vokshi: Kushi të mos fshihet, të vinte këtu bashkë me kryebashkiakun e Krujës

1 Nëntor 2021, 11:00 Nga DOSJA
Debati/Vokshi: Kushi të mos fshihet, të vinte këtu bashkë me

TIRANË-Komisioni i Shëndetësisë ka sot në fokus pandeminë COVID dhe masat e marra nga qeveria. Në mbledhjen e sotme, ka munguar ministrja e Arsimit, Evis Kushi, për shkak siç u shprehën socialistët të “axhendës së ngjeshur”. Kaq ka mjaftuar që kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi të kërkonte praninë e saj.


Pjesë nga debate në Komision:

Albana Vokshi: Rastet e Helmimit në Krujë duhet diskutuar këtu. Edhe ministri i mbrojtjes duhet të ishte këtu. Edhe kryetari i Krujës këtu. Si të themi që nuk thërrasim dot kryebashkiakun e Krujës?

Ilirjan Pendavinji: Pse po bën zhurmuesin, më le të flas. S’po të ndërhyj, të themi gjërat që janë të vërteta. Ti thuash zv. Ministrit që s’je kompetent dhe i aftë për t’iu përgjigjur pyetjeve dhe t’i thoni del jashtë, kjo nuk duhet të funksionojë. E mira është të gjejmë një gjuhë të përbashkët dhe ta thërrasim ministren në një herë tjetër. Këtë seancë ta kalojmë.

Albana Vokshi: Kemi qenë unë, ti dhe Klodi për të kërkuar që për të mos i marrë kohën ministreve, kërkuam ta bënim së bashku me komisionin e arsimit dëgjesën me dy ministret. Kam marrë zotin Gjekmarkaj në telefon dhe më ka thënë që mazhoranca nuk dëshironte të bënte këtë dëgjesë. Kështu që ne vendosëm që të bënim dëgjesën te ne, është kërkuar me dy ministret, ato të arsimit dhe shëndetësisë. Për aq kohë sa ministrja nuk paraqitet, unë në përgjegjësinë si kryetare e komisionit, e kam zhvendosur të njëjtën dëgjesë të mërkurën. Nëse ministrja vjen sot, atëhere dakord, nëse nuk bëhet dot, të vijë ministrja e Arsimit bashkë me stafin duke iu përgjigjur të gjitha pyetjeve.

LAJMI KRYESOR: VD-Komisioni i Shëndetësisë/ Manastirliu kërkon maskat! Vokshi: Ku është Kushi?

(f.g/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

politike politike albana vokshi evis kushi komisioni i shendetesise 1 nentor 2021 albana vokshi evis kushi komisioni i shendetesise 1 nentor 2021

Sondazh

Poll