Aktualitet

Vrasja e Reçit, Hoxha: Autrët treguan që s’kishin frikë, e paralajmëruan para 1 viti

1 Nëntor 2021, 16:21 Nga DOSJA
Vrasja e Reçit, Hoxha: Autrët treguan që s’kishin

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka deklaruar se vrasja e ish-efektivit Xhelal Reçi ishte një krim i paralajmëruar që një vit më parë, kur iu bë atentat të birit, Besnik Reçi. Në një postim në rrjetet sociale, Hoxha shkruan se atentatorët një vit më parë qëlluan Reçin dhe dëshmuan se nuk kishin frikë nga policia pasi e organizuan atentatin në mes të ditës në Shëngjin.

Hoxha shton se që në momentin që publikoi pamjet e këtij atentati vuri rë një neglizhencë në hetimin e kësaj ngjarjeje pasi u aludua edhe për inskenim për të përfituar azil në vendet e Bashkimit Evriopian.

“Kronika e nje vrasje te paralajmeruar…U munduam te shpetonim te birin, sot ne mengjes, i vrane babane te dera e lokalit. Pak me shume se nje vit me pare, Besnik Reçit ju be atentat ne Shengjin. Autoret, dy persona te hipur ne motorr dhe te maskuar me skafander si ne filma me mafia, tentuan ta ekzekutonin objektivin ne rrugen e mbushur me qindra pushues qe ktheheshin nga plazhi.
Ata demostruan haptazi se nuk kishin frike nga policia, vendi dhe ora qe zgjodhen e tregon qarte kete gje. Madje nuk deshmuan pike meshire ndaj objektivit, pasi e qelluan ne prani te gruas dhe femijeve te tij te vegjel. Pasi deshtuan ne tentativen e pare ne Shengjin, autoret treguan vendosmeri per te realizuar qellimin e tyre, duke e ndjekur objektivin dhe familjen e tij neper qytetin e Lezhes dhe me pas per 20 kilometra ne aksin kombetar Lezhe-Shkoder. Ne fakt publikimin e pamjeve, e bera pasi pashe neglizhence te frikshme ne hetimin e kesaj ngjarje. Madje policia lokale shkonte deri aty sa aludonte se ngjarja mund te ishte inskenuar per te perfituar azil ne ndonje nga vendet e BE-se. Publikimi i pamjeve te atentatit te deshtuar, deshmoi minimalisht se nuk kishim te benim me nje inskenim, por me nje ngjarje te vertete, e cila nese nuk hetohej seriozisht dhe nuk zbuloheshin autoret e atentatit, do te kishte pasoja te tjera. Sot, babai i Besnikut, Xhellal Reçi, ish-efektiv policie mbeti i vrare ne nje tjeter atentat, para deres se biznesit te vet….,”- shkruan Hoxha.

 

 

A post shared by Artan Hoxha (@artanhoxhaofficial)

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet pranë lokalit ish-polici Xhelal Reçi në Laç. Pista, atentati ndaj djalit

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet artan hoxha xhelal reci artan hoxha xhelal reci

Sondazh

Poll