Aktualitet

Vdekja plot mister në Qerret: Prokuroria e Përgjithshme i dërgon informacion rusëve!

1 Nëntor 2021, 16:34 Nga DOSJA
Vdekja plot mister në Qerret: Prokuroria e Përgjithshme i dërgon

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme i ka përcjellë një informacion të shkurtër Ambasadës së Rusisë në Tiranë lidhur me vdekjen e 4 turistëve rusë në Kavajë.

Sipas “A2CNN”, edhe pse hetuesit shqiptarë nuk kanë asnjë raport përfundimtarë lidhur me shkaqet e vdekjes, sërish kanë dorëzuara paraprakisht të gjitha informacionet e para.

Një pjesë e ekspertimeve kërkojnë dhe asistencën ndërkombëtare, ndërsa këtë javë pritet dhe kryerja e eksperimentit hetimor. Ndërkohë që është vendosur që të rikrijohen momentet e fundit të jetës së katër rusëve. Ndërkohë që pritet përgjigjia e mostrave të ujit dhe klorit që janë dërguar jashtë për t’u inspektuar.

Ndërkohë, në Institutin e Policisë Shkencore janë dërguar dy celularë të fikur, që janë dërguar drejt Izraelit për të parë komunikimet e fundit që kanë pasur turistët.

Dje, akuza refuzoi t’i jepte aktet ambasadës ruse, por sot ndërroi mendimin.  Viktimat, Natalia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç dhe Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe u gjetën të pajetë natën e 15 tetorit në ambientet e brendshme të hotel ‘Gloria’ në Qerret. Ata dyshohet se mund të kenë gjetur vdekjen për shkak të klorit të përdorur në pishinë. Por nuk përjashtohet as pista e një vrasjeje të mundshme.

Trupat e 4 turistëve u tërhoqën disa ditë më parë nga djali i vetëm i familjes, Aleksandër Burenkova. Dyshimet e para për vdekjen e tyre janë tek ndonjë asfiksi e mundshme për shkak të përdorimit të klorit në pishinë, por nuk përjashtohen edhe pistat e tjera të një vrasjeje me agjentë.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet 4 ruset e vdekur ne qerret 4 ruset e vdekur ne qerret

Sondazh

Poll