Shkelën rregullat rrugore, pezullohen 223 leje drejtimi dhe arrestohen 28 persona
SHQIPËRI– Policia Rrugore, gjatë kontrolleve intensive në të gjithë vendin kanë bërë të mundur të ndalojnë personat të cilët nuk kanë respektuar rreg...
TIRANË– Babai i Besnik Pudjas, i cili u gjet i vdekur në vitin 2017, kërkoi drejtësi për të birin. Në një intervistë për “Fax”, babai i 36-vjeçarit u shpreh se nuk beson që i biri ka vrarë veten më, duke kërkuar vijimin e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës, që hodhi dyshimet e para për brasje.
“Kam qenë në prokurori dhe kam bërë denoncimin dhe deri më sot nuk kam marrë asnjë përgjigjie. Janë 3 dëshmitarë, njëri është Halit Dusha i fshatit tim dhe kur ka ndodhur me 7 tetor 2016, vëllait tim i ka thënë që ta mbyllim çështjen sikur ka vrarë veten. Vëllai im i ka thënë pse ta mbyllim? Djali im nuk ka pasur asnjë konflikt, e kam marrë vesh vonë punën që bënte sepse dhe Policia shkonte cdo ditë atje. Kërkoj të zbardhet e drejta, i plagosuri dhe Haliti të merren në pyetje. Dua të di kush e ka vrarë dhe ai të shkojë në vendin e tij,”-u shpreh ai.
Vdekja e Besnik Pudjas në 7 tetor të vitit të kaluar është klasifikuar nga uniformat blu të Tiranës si vetëvrasje dhe jo si vrasje. Për këtë ngjarje u ndaluan një javë pas vrasjes, Agles Liçi dhe Dritan Buzo. Ata kanë qenë prezentë në momentin e ngjarjes dhe gjatë marrjes në pyetje kanë deklaruar se ai është qëlluar vetë me pistoletë. Buzo ka deklaruar gjithashtu se plumbi me të cilin është vetëvrarë Pudja e ka prekur atë në krah.
Por ekspertiza e hedh poshtë këtë version. Veç kësaj, ekspertët kanë bërë edhe ekzaminimin për mekanizmit e qitjes dhe përshkrimit të hyrjes dhe daljes së plumbi në kokën e Besnik Pudjes. Sipas këtij ekzaminimi, rezulton se plaga e hyrjes është më e vogël se ajo e daljes së plumbit, duke krijuar bindjen se qitja është bërë nga afër dhe me puthitje ose thënë ndryshe me grykën e armës të vendosur në kokë.
Pas të gjitha këtyre konstatimeve të ekspertëve, Prokuroria ka nxjerrë konkluzionet se Besnik Pudja është vrarë. Por 4 vite kanë kaluar dhe asnjë nuk ka dalë në dritë, ndërsa babai kërkon drejtësi për të birin ende duke kaluar sa nga njëra derë e gjykatës, në tjetrën…
(k.m/dosja.al)
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
SHQIPËRI– Policia Rrugore, gjatë kontrolleve intensive në të gjithë vendin kanë bërë të mundur të ndalojnë personat të cilët nuk kanë respektuar rreg...
TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur Qerim Ismailajn, kreun i bashkisë Mallakastër. Mës...
TIRANË– Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve ka nisur me përplasje mes palëve. Kreu ...
TIRANË– Djali i një prej figurave historike të Partisë Demokrarike, Azem Hajdari, i cili mban të njëjtin emër, ka folur për ambicien e tij për fushën...
GREQI- Një 21-vjeçar shqiptar ka qenë shkaktuar i një aksidenti fatal në Selanik që i mori jetën një 47-vjeçari, i cili punonte shpërndarës me mo...
KAMËZ– Nëna e 6-vjeçares së dhunuar në Kamëz nga babai ka mohuar që bashkëshorti i saj që është vënë në pranga të keët abuzuar seksualisht me ...
KAMËZ– 6-vjeçarja e dhunuar në Kamëz është rrahur edhe me thupër nga babai i saj, Raimond Kunoraj, i cili është vënë në pranga. Tre ditë pas d...
KUÇOVE– Një 37-vjeçar me iniciale S.S nga Kuçova ka goditur rëndë me grushta një 54-vjeçar në lagjen “Llukan Prifti”, Ku&cced...
LAÇ– Në makinën e llojit “Toyota” që u përdor nga autorët e vrasjes së ish-efektivit Xhelal Reçi nuk është gjetur asnjë send apo gjurmë që m...
TIRANË– Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për ish-zyrtarin e Policisë, Gjergj Kohila i cili akuzohet për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar ...