Aktualitet

“Po pres momentin e duhur”/ Azem Hajdari zbulon synimet e tij: Do i futem politikës

1 Nëntor 2021, 15:11 Nga DOSJA
“Po pres momentin e duhur”/ Azem Hajdari zbulon synimet e tij: Do i

TIRANË– Djali i një prej figurave historike të Partisë Demokrarike, Azem Hajdari, i cili mban të njëjtin emër, ka folur për ambicien e tij për fushën e politikës.

Në një intervistë për Fit Station ne News24, ai është shprehur se aktualisht ndjek studimet në degën Drejtësi, Bachelor, ai tregon nëse do të hyjë edhe ai në rrugën e politikës një ditë. Por shtoi se po pret momentin e duhur.

“Unë jam shumë besimtar në zot, dhe jam me idenë që njeriu duhet të bëj sa më shumë mirë sepse merr ato që jep. Unë politkën e shoh si një aspekt të jetës ku ty realisht të jepen mundësi në dorë për të ndikuar në jetët e njerëzve dhe për të marrë me vete një pasuri që s’merret me vete në varr por vepra të mira”– u shpreh Azemi.

Përsa i përket PD, ai ka deklaruar se ka shkuar në përçarje, ndërsa forcën politike e cilëson si trashgimninë e të atit.

“Sot është kthyer në interesa personale, realisht nuk po mendohet për popullin. Situatën sot e shoh jo mirë. Të paktën për mua që dua të angazhohem. Të paktën në PD se është trashëgimnia ime. Nuk me pëlqen që në PD ka përçarje në vend qe duhet të merret me çështjet e kombit. Pengojnë avancimin e partisë përpara”-deklaroi ai.

INTERVISTA: 

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet azem hajdari azem hajdari

Sondazh

Poll