Aktualitet

Fshehu dënimin në Greqi, GJKKO merr të pandehur kryebashkiakun e Mallakastrës

1 Nëntor 2021, 15:09 Nga DOSJA
Fshehu dënimin në Greqi, GJKKO merr të pandehur kryebashkiakun e

TIRANË– Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur Qerim Ismailajn, kreun i bashkisë Mallakastër. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për Ismailajn dhe e akuzon socialistin për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Hetimet nisën një vit më parë pas denoncimit të Partisë Demokratike, që deklaroi se Ismailaj ka qenë i dënuar për plagosje me dashje në një ngjarje të ndodhur në Shkurt të vitit 2000 në Greqi. Vetë Ismailaj është shprehur se nuk kishte dijeni për këtë dënim.

Njoftimi i SPAK:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 07.09.2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim ështëkonkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementëte veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot me datë 01.11.2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksionKryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike merret i pandehur qerim ismailaj qerim ismailaj merret i pandehur qerim ismailaj qerim ismailaj

Sondazh

Poll