Aktualitet

Komisioni i Shëndetësisë, Manastirliu kritika për maskën. Opozita: Hipokrizi!

1 Nëntor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Komisioni i Shëndetësisë, Manastirliu kritika për

TIRANË– Komisioni i Shëndetësisë është zhvilluar ditën e sotme duke mos pasur prezente në dëgjesë, ministren e Arsimit, Evis Kushi. Në mbledhje, e pranishme ishte vetëm me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliun. Kjo mungesë u vu re nga të gjithë të pranishmit dhe u theksua nga kryetarja e Komisionit, Albana Vokshi. Kryetarja kërkoi dhe prezencën e kryebashkiakut të Krujës dhe të ministrit të Mbrojtjes për helmimin që ka ndodhur përgjatë javës së fundit.

Nga ana tjetër, debat zgjoi dhe kërkesa e ministres Ogerta Manastirliu e cila tha se secili prej deputetëve duhet të mbajë maskën mirëpo kjo u kundërshtua nga anëtartë e opozitës.

Një prej tyre ishte dhe Petrit Vasili, i cili tha se kërkesa e ministres ishte vetëm për shoë, pasi nuk mund të imponojë zbatim protokolli në Komisionin e Shëndetësisë, në një kohë kur ky protokoll nuk zbatohet në ambientet e tjera të mbyllura, duke përmendur rastin e inagurimit të godinës së re të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Po ashtu, kanë diskutuar lidhur me mosrespektimin e masave, duke kërkuar që herë tjetër në Komision të marrë pjesë edhe Kushi, duke vënë re faktin që ajo ndoqi zhvillimet online gjatë 4 orëve të Komisionit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Ndërpritet Komisioni, Vokshi: Deputetë, hajdeni te zyra ime pimë kafe

Debati/Vokshi: Kushi të mos fshihet, të vinte këtu bashkë me kryebashkiakun e Krujës

Shëndetësia/Manastirliu: Vini maskat. Vasili: Hipokrizi, ku i kishit masat te Opera?

(A.B.k.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike albana vokshi komisioni i shendetesise 1 nentor 2021 ogerta manastirliu albana vokshi komisioni i shendetesise 1 nentor 2021 ogerta manastirliu

Sondazh

Poll