Aktualitet

Shkelën rregullat rrugore, pezullohen 223 leje drejtimi dhe arrestohen 28 persona

1 Nëntor 2021, 15:33 Nga DOSJA
Shkelën rregullat rrugore, pezullohen 223 leje drejtimi dhe arrestohen 28

SHQIPËRI– Policia Rrugore, gjatë kontrolleve intensive në të gjithë vendin kanë bërë të mundur të ndalojnë personat të cilët nuk kanë respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. 668 drejtues mjetesh kanë marrë masa administrative, të cilëve do tu shojnë në adresat përkatëse të banimit. 2342 persona janë evidentuar e ndëshkuar për shkelje të ndryshme të rregullores rrugore. 223 leje drejtimi janë pezulluar nga të cilat 151 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 61 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt. Ndërkohë 28 persona janë arrestuar nga të cilët 21 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

NJOFTIMI I POLICISË

“Policia e Shtetit, Shërbimet e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Patrullat e Përgjithshme, vijojnë kontrollet intensive në të gjithë vendin, duke përdorur makinën inteligjente, radarë, dronë, mjete të pauniformuara, kamera, aparate fotografike dhe alkooltestues, për parandalimin e aksidenteve rrugore. Gjatë 48 orëve të fundit janë evidentuar në shkelje, nga makina inteligjente, 668 drejtues mjetesh, të cilëve do t’u shkojë masa administrative në banesë. Gjithashtu, në të gjithë vendin, gjatë kontrolleve permanente janë evidentuar dhe ndëshkuar 2342 drejtues mjetesh, për shkelje të ndryshme që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore. Janë pezulluar 223 leje drejtimi, nga të cilat 151 për shpejtësi mbi normat e lejuara, shumica e rasteve të konstatuara nga makina inteligjente, 61 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 për qarkullim në sens të kundërt. Gjatë fundjavës janë arrestuar 28 shtetas, nga të cilët 21 janë arrestuar për drejtim mjeti në gjendje të dehur (me masë alkooli deri në 3 mg/l) dhe 7 për drejtim mjeti pa leje drejtimi. Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes dhe të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin e emergjencave 112, çdo paligjshmëri. #MosUbejStatistikë #RregullKujdesDurimDestinacion #NeJemiAtyPërSigurinëTuaj”

(i.d.Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet kontrolle nga policia rrugore policia rrugore kontrolle nga policia rrugore policia rrugore

Sondazh

Poll