Aktualitet

Ekonomia/ Diskutohet projektbuxheti i 2022, PD: Po fondi për organet e Vettingut?

1 Nëntor 2021, 14:15 Nga DOSJA
Ekonomia/ Diskutohet projektbuxheti i 2022, PD: Po fondi për organet e

TIRANË– Komisioni I Ekonomisë u mblodh sot për të diskutuar në lidhje me projektligjin për Buxhetin 2022, i propozuar nga Qeveria dhe ka si prioritet rimëkëmbjen ekonomike pas tërmetit e pandemisë. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur se rritja ekonomike në vitin 2013 ishte vetëm 1%, dhe ka ardhur në rritje deri në vitin 2020, mbi 4%. Ministrja tha se Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të ketë fond shtesë për plazhet. Sipas relacionit të projektbuxhetit të vitit 2022 të depozituar sot në Kuvend, 214,488 miliardë lekë është vlera e kontratave të reja të parashikuara për koncesionet 7 koncensionet. Ibrahimaj tha se në projektbuxhet janë vendosur si të mundshme për tu realizuar por kjo nuk do të thotë që do të bëhen patjetër.

Bëhet fjalë për koncesionin e ndërtimit dhe operimit të aeroportit të Sarandës me 4,29 miliardë lekë; ndërtimi, operimi dhe mirëmbajtja e portit të integruar ‘Triport Vlorë’ me 5,612 miliardë lekë; segmenti rrugor Milot-Fier në Autostradën Adriatiko-Joniane me 178,2miliardë lekë; ndërtimi i infrastrukturës së bazës së të dhënave dhe mbikëqyrja e qendrave të kontrollit teknik të mjeteve rrugore me vlerë 20,295 miliardë lekë; ofrimi i shërbimit të infrastrukturës së çelësave publik për 208.8 milionë lekë; përmirësimi i infrastrukturës rrugore dhe rekreative të blloqeve të banimit në disa lagje të qytetit Elbasan për 882 milionë lekë si dhe koncensioni i sigurisë rrugore për 5 miliardë lekë.

Gjatë mbledhjes së sotme ka pasur debate mes Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tregoi se PD është duke menduar për të mos e mbështetur shtyrjen e afateve të mandatit të organeve të Vettingut që është propozuar nga PS-ja. Rushaj tha se Qeveria do të duhej të kishte parashikuar fonde për KLGJ-në dhe KLP-në në momentin që lërkon zgjatje mandate për ta, por në projektbuxhet nuk shihet asnjë prej tyre. ndërsa Ibrahimaj tha se është ruajtur për gjithë vitin i njëjti buxhet që kanë organet e Vetting-ut aktualisht duke mos ditur ende ditën që do kalojë nga institucioni aktual në KLGJ dhe KLP.

Edhe demokrati Arbi Agalliun debatoi me socialistët. Ai shtoi se qeveria tallet me 5 mijë lekë shpërblim që ka premtuar se do tu japë pensionistëve për Vitin e Ri. Agalliu u kundërshtua nga Erion Braçe i cili tha se me bonusin që merrej në kohën e qeverisjes nga Partia Demokratike nuk blihej as gjysma e gjelit të detit.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Buxheti/PD: Pensionistët nuk blejnë as gjel! Braçe: E bëjmë 10 mijë, gjysmë kofshe

Zgjatja e afatit për organet e Vettingut/ Rushaj-Ibrahimajt: Sa është fondi?

Projektbuxheti 2022 te ‘Ekonomia’/ 7 koncesionet, ministrja: Nuk do bëhen patjetër

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni i ekonomise 1 nentor 2021 komisioni i ekonomise 1 nentor 2021

Sondazh

Poll