Aktualitet

Nisin përplasjet për ndryshimet kushtetuese, PD braktis sallën, debat mes PS-së

1 Nëntor 2021, 15:26 Nga DOSJA
Nisin përplasjet për ndryshimet kushtetuese, PD braktis sallën,

TIRANË– Mbledhja e Këshillit të Legjislacionit në Kuvendin e Shqipërisë dhe Komisionit Parlamentar të Ligjeve ka nisur me përplasje mes palëve. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Alfred Rushaj ka deklaruar se mbledhja duhet të shtyhet pasi propozimi i Partisë Socialiste për zgjatjen e afateve të organeve të Vettingut duhet të diskutohet së bashku me propozimin e demokratëve për ndryshime kushtetuese. Kjo gjë solli kundërshtimin e maxhorancës.

Klotilda Bushka tha se mazhoranca propozon që nismat të propozohen një e nga njkë. Kjo gjë bri që përfaqësuesit e Partisë Demokratike të braktisnin mbledhjen. Maxhoranca vijoi me përfaqësuesen e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Erisa Xhixho. Gjatë mbledhjes pati edhe kundërshti mes socialistëve. Bushka kërkoi që për zgjatjen e afateve të Vettingut, të kërkohet një opinion nga Venecia, por socialisti Fatmir Xhafaj ka kundërshtuar.

Jashtë Kuvendit të Shqipërisë, Rushaj tha se mazhoranca nuk do që të trajtoje së bashku ndryshimet kushtetuese të zgjatjes së afateve të Vettingut dhe ndryshimet që propozon PD, por do t’i trajtojë ato veçmas. Rushaj shtoi se kjo gjë iu duk e çuditshme pasi bëhet fjalë për një konsensus që ka nevojë për votat e të dyja palëve, ndërkohë që nuk bien dakord për të shtyrë me dy ditë diskutimin e një mbledhjeje ku do të diskutohen këto ndryshime.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

PD braktis Komisionin, Rushaj: Shtyjmë mbledhjen, dy kërkesat të shqyrtohen bashkë

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore alfred rushaj mbledhja e këshillit të legjislacionit alfred rushaj mbledhja e këshillit të legjislacionit

Sondazh

Poll