Aktualitet

Përplasi për vdekje motorristin në Greqi, shqiptari po ecte shpejtësi dhe pa patentë

1 Nëntor 2021, 15:07 Nga DOSJA
Përplasi për vdekje motorristin në Greqi, shqiptari po ecte

GREQI- Një 21-vjeçar shqiptar ka qenë shkaktuar i një aksidenti fatal në Selanik që i mori jetën një 47-vjeçari, i cili  punonte shpërndarës me motor dhe ishte baba i dy fëmijëve.

Sipas mediave greke, i riu ishte pa patentë, po lëvizte me shpejtësi të madhe me një makinë luksoze të cilën ja kishte marrë borxh kushëririt të tij.

Pamjet e marra nga kamerat e bizneseve përreth tregojnë momentin fatal, ku 21-vjeçari Paso pëprlasipër vdekje 47-vjeçarin, u largua nga vendngjarja.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës katër minuta para mesnatës së së shtunës, kur makina luksoze e drejtuar nga 21-vjeçari shqiptar kalon me shpejtësi të tepruar në rrugën Georgiou Papandreou në Selanik.

Nëna e viktimës ka pohuar më herët gjatë ditës së sotme se shoferi 21-vjeçar ka kaluar tre semaforë me të kuqe dhe se shpejtësia me të cilën ka lëvizur ka qenë shumë e madhe.

Ndërkohë, shpërndarësit zhvilluan mëngjesin e sotëm një tubim para gjykatës në Selanik, duke nderuar kujtimin e kolegut të tyre 47- vjeçar. Ara me pas marshuan në rrugët e Selanikut.

Në deklaratat e përfaqësuesve të tyre, ata i qëndruan ndër të tjera kushteve të rrezikshme që punëtorët e industrisë përjetojnë çdo ditë në rrugë, duke theksuar nevojën për marrjen e masave që ata të punojnë në kushte më të sigurta.

(D.a/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll