Aktualitet

Arrestohet i riu në Kuçovë, e grushtoi 54-vjeçarin sa e bëri për spital

1 Nëntor 2021, 14:13 Nga DOSJA
Arrestohet i riu në Kuçovë, e grushtoi 54-vjeçarin sa e

KUÇOVE– Një 37-vjeçar me iniciale S.S nga Kuçova ka goditur rëndë me grushta një 54-vjeçar  në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Ai u dërgua fillimisht në Spitalin e Beratit, por për shkak të plagëve të marra 54-vjeçari është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Nga njoftimet zyrtare mësohet se personi që e ka goditur ka qenë i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Njoftimi i Policisë:

Sipas njoftimit zyrtar të Specialistëve të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S.S., 37 vjeç, banues në lagjen “Tafil Skëndo”, Kuçovë, (i dënuar më parë për veprën penale Vjedhja), pasi në lagjen “Llukan Prifti”, Kuçovë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushta shtetasin K.G., 54 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime në kokë. Shtetasi i dëmtuar pasi mori mjekim në Spiatalin Rajonal Berat, u dërgua në Spiatalin e Traumës Tiranë, për mjekim më të specializuar. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

(s.b/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 37 vjecari ne kucove kucove policia e kucoves arrestohet 37 vjecari ne kucove kucove policia e kucoves

Sondazh

Poll