Aktualitet

Aleanca i kërkon SPAK: Sekuestro truallin e Teatrit Kombëtar

1 Nëntor 2021, 13:21 Nga DOSJA
Aleanca i kërkon SPAK: Sekuestro truallin e Teatrit Kombëtar

TIRANË– Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kërkon sekuestro preventive të truallit të Teatrit Kombëtar. Ditën e sotme, juristja Adriana Kalaja në një deklaratë për median doli para SPAK duke u shprehur se nuk mund të nisë hetimi për një vepër penale pa marrë masat e një sekuestro preventive.

Është e domosdoshme marrja e sekuestros preventive trualli i teatrit, projektit të Bjarke Ingels, dhe aksionet e shoqërisë Tirana DC dhe fondin e parashikuar për rifillimin e punimeve të teatrit. Nuk mund të fillosh hetim për një vepër penale, pa marrë masat e sekuestros preventive. Sendi posedohet nga të akuzuarit prej ne është një rrezik eminent për tu agravuar vepra penale. Është një rrezik potencial që nesër të kemi konsumim të veprave penale”.

Teatri i Tiranës do nisë të ndërtohet në vitin e ardhshëm. Qeveria ka parashikuar në projektbuxhetin e vitit 2022 një pjesë të fondit për nisjen e punimeve, të cilat në total parashikohet të kapin një vlerë prej 4.8 miliardë Lekësh të rinj ose thënë ndryshe afro 46 milionë dollarë amerikan.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriana kalaja aleanca per mbrojtjen e teatrit adriana kalaja aleanca per mbrojtjen e teatrit

Sondazh

Poll