Aktualitet

Plagoset me armën e shërbimit punonjësi i Gardës së Republikës, paraqitet në spital

1 Nëntor 2021, 11:38 Nga DOSJA
Plagoset me armën e shërbimit punonjësi i Gardës së

DURRËS– Një punonjës i Gardës së Republikës, M. G., 29 vjeç është plagosur me armën e shërbimit. Sipas njoftimit të policisë, mësohet se gardisti 29-vjeçar është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit. I riu mësohet se është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit, në rrethana ende të paqarta.

Aktualisht ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet identiteti i gardistit që mbeti i plagosur.

Njoftimi i policisë:  Në Spitalin Rajonal Durrës është paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasi M. G., 29 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës, i cili është dëmtuar aksidentalisht në këmbë me armën e shërbimit. Aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset me arme gardisti spitali i durresit plagoset me arme gardisti spitali i durresit

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2021, 10:51

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditwn e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Krye...