Aktualitet

Autorët ishin 3, njëri priti në mjet! Si u vra ish-efektivi në Laç, kamerat filmuan

1 Nëntor 2021, 13:24 Nga DOSJA
Autorët ishin 3, njëri priti në mjet! Si u vra ish-efektivi

LAÇ– Tre kanë qenë personat që kanë marrë pjesë në vrasjen e ish-efektivit Xhelal Reçi, ngjarje e ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Laçit. Mësohet se të tre autorët kanë qenë në pritje të mbërritjes së Reçit, i cili në të njëjtën orë hapte bizneset që kishte.

Në momentin që kanë parë shënjestrën, dy persona kanë zbritur nga “Toyota” dhe kanë kryer vrasjen, ndërsa i treti ka qëndruar në vendin e shoferit, i gatshëm për tu larguar pas krimit. Në momentin që dy personat janë siguruar që Reçi kishte ndërruar jetë, janë kthyer në mjetin me targa italiane dhe kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

E gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë që ndodhen në zone, pamje të cilat janë sekuestruar nga grupi hetimor dhe po shqyrtohen. Makina e autorëve është gjetur e djegur vetëm pak minuta pas krimit, ndërsa deri më tani mësohet se janë shoqëruar në polici 16 persona. Ata dyshohet të kenë qenë dëshmitarë në ngjarje dhe të afërm të viktimës. Pista ku po hetohet janë konfliktet e edjalit të Xhelal Reçit, Besnik Reçi.

LAJMI KRYESOR: Ekzekutohet pranë lokalit ish-polici Xhelal Reçi në Laç. Pista, atentati ndaj djalit

(f.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci vrasje në laç xhelal reci ekzekutohet ish-efektivi xhelal reci vrasje në laç xhelal reci

Sondazh

Poll