Aktualitet

Protesta te ‘5 maji’/ Banorët kundërshtojnë shembjet e banesave, ndërhyn policia

1 Nëntor 2021, 09:15 Nga DOSJA
Protesta te ‘5 maji’/ Banorët kundërshtojnë shembjet

TIRANË– Banorët e lagjes ‘5 Maji’ në Tiranë, kanë dalë sërish ditën e sotme në protestë për të kundërshtuar vendimin për prishjen e banesave të tyre. Për ditë me radhë, ata janë shprehur se nuk kanë se ku të banojnë nëse iu shemben banesat pasi janë të papunë dhe nuk i përballojnë dot qeratë.


“Edi Rama duhet të mendojë për popullin. Unë dua shtëpi, pse më nxjerrin. Ne presim vetëm të na futet Serbia të na futet në shtëpi. Ky është skandal i madh. Ta marrë vesh e gjithë bota. Kanë për t’u prishur 1500 shtëpi. Si prishen këto? Sot e kam datën unë, s’dal nga dera, do vdes aty brenda. Turku dhe Serbia bën kështu, asnjë tjetër”, u shpreh një banore.

“Bojkotoni foltoren e parlamentit dhe ne do të jemi të gjithë aty”, kjo ishte thirrja e një banori për deputetët demokratë.

“Ne kemi dalë për një qëllim kemi dalë. Deputetët demokratë ta bllokojnë foltoren dhe të gjithëve na kanë te parlamenti. Të gjithë do të jemi atje. Po s’u bllokua parlamenti, do të bëhet gjak, s’ka rrugë tjetër”, përfundoi banori.

Nërkohë përfaqësuesi i bashkisë, u shpreh se ditën e sotme është programuar prishja e një magazine që është pronë shtetërore, pasi dëmet e shkaktuara në të në tërmetin e 2019, rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Kemi tre objekte të liruara…

Banori: Secili nga ata që janë liruar nuk kanë rënë dakord për prishjen e shtëpisë. Nuk ke pse ta prishësh shtëpinë, nëse nuk kam.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Është VKM, është në fletore zyrtare, do të rimbursohuni 100% të objektit.

Banori: Tre VKM kanë dalë për këtë projekt. Ministrat i ke të tutë dhe VKM i bën si i do ti.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Ne do të prishim magazinën, sepse rrezikojnë qytetarët. Do të prishim edhe tre banesat pranë magazinës që janë të prishura.

Banori: Hajde me mua, të jap rrugën dhe të futesh. Nuk ka banesa të lira.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Sot do prishim magazinën që është pronë e shtetit.

Banori: A do e prishësh shtëpinë ti? Personat që do prishësh shtëpinë ku do i dërgoni.

Përfaqësuesi i Bashkisë: Do trajtohen me bonus qiraje.

Banori: A e di ti çfarë është bonusi i qirasë?! Kontrata thotë që do të vish të firmosësh që nuk ka datë, firmë me këshill bashkiak e të më dalë vendimi se sa përfitoj.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet protesta te 5 maji proteste ne tirane protesta te 5 maji proteste ne tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 1 Nëntor 2021, 10:51

KPK shkarkon nga detyra prokurorin Ardian Braho

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli ditwn e sotme vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Ardian Braho. Krye...